Your Life

“Është e trishtë t’i shohësh të moshuarit me shpresën, se fëmijët do të kthehen për t’i takuar sëshpejti”

“Kur jam në televizion dhe të gjithë më shohin, më pëlqen të them se u jam mirënjohësve paraardhësve tëmi, të cilët kanë ardhur nga Italia në Amerikë dhe kanë punuar fort për t’u siguruar studimet fëmijëve tëtyre, për t’u dhënë atyre një jetë më të mirë. Njësoj edhe për prindërit e mi që punuan për të mëmundësuar mua realizimin e ëndrrave të mia. Jam vërtet mirënjohëse për punën që ata kanë bërë. Italianët janë specialë edhe sepse thonë: “Të kam xhan”. Mendoj se të thuash “Të dua” është diçka e bukur, por tëthuash “Të kam xhan”, është diçka akoma më e bukur”. – Lady Gaga

Lady Gaga është një nga këngëtaret që kudo e ka shprehur patriotizmin, dashurinë e saj për atdheun. Por arsyeja se pse këto fjalë jua sjellim në vëmendje, është për mirënjohjen që këngëtarja ka për paraardhësit dhe prindërit e saj. Kjo është një tematikë mjaft e diskutuar, pasi në ditët e sotme shumë fëmijë i braktisin prindërit, apo i çojnë ata në azil të moshuarish, kur arrijnë një moshë të madhe.

Nuk dua të gjykoj askënd për zgjedhjen që bën. Mund të ketë arsyet e veta dhe duhet t’i mirëkuptojmë, ama nuk është normale të mos kujtohesh për prindin tënd, në momentet kur ai është në vështirësi. Punoj në një azil të moshuarish dhe e shoh që ditët e para, fëmijët shfaqen edhe pse rrallë. Me kalimin e kohës, nuk duken më për t’i takuar prindërit. Dhe është e trishtë t’i shohësh ata të moshuar, me shpresën se fëmijët do të kthehen për t’i takuar së shpejti. Shpresojnë si një fëmijë dhe realisht të dhimbsen t’i shohësh në atë gjendje.

Të gjithë kemi pasur mangësitë tonë, pasi edhe prindërit tanë nuk kanë pasur mundësi të na e siguronin gjithçka. Kemi pasur edhe debate me prindërit, pasi nuk ka marrëdhënie perfekte. Do të ketë edhe diskutime në të ardhmen, janë të pashmangshme. Ama kurrsesi s’duhet t’i harrojmë sakrificat e tyre për tëna rritur. Sado keq t’i kemi marrëdhëniet me ta, duhet të mbajmë parasysh vetëm këto sakrifica për të mos i lënë në harresë

Back to top button