Bota

Eshtë false video e ISIS ku ekzekutohen të krishterët egjiptianë (Video)

Përmasat e ekzekutorëve dhe militantëve. Zhurma e detit, e dëgjuar në shumë filma, shpërpjestimi i madhësisë së kokës dhe hijet e gabuara në rërë. Ku mbaron propaganda dhe ku fillon realiteti?

Screen Shot 2015-02-22 at 17.33.38Video e ekzekutimit gjakatar në masë në plazhet e Libisë është false? Apo duhet të kremi vërtetë frikë nga brutaliteti i xhihadistëve të kalifatit të zi? Siç ndodh çdo herë që ISIS publikon një video në internet, filmimi analizohet në thellësi nga shërbimet e fshehtë. Konkluzioni është që video ka qenë manipuluar.
Filmimi që tregon ekzekutimin e prerje koke të 21 personave në Libi është studiuar edhe nga televizioni amerikan Fox, i cili u ka kërkuar disa ekspertëve që ta analizojnë. Megjithatë, “regjisori” ka bërë disa gabime të dukshëm që nuk kanë kaluar pa u vënë re.
Sipas Veryan Khan, përgjegjës i Terrorism Research & Analysis Consortium (Trac), ekzekutori, ai që në anglisht kërcënon Perëndimin dhe reciton “akuzën” është “shumë i madh në krahasim me sfondin”. Në mënyrë të vecantë, koka e tij nuk është në proporcion me pjesën tjetër të skenës. Edhe përmasat e militantëve, të cilët qëndrojnë në këmbë prapa shpinës së viktimave, janë tërësisht të shpërpjestuara: duket sikur janë dy metra të gjatë. Po kështu, Khanit nuk i kthehet zhurma e detit në sfond, pasi “i ngjan me një kolonë zanore të njohur dhe të përdorur në shumë filmime”. Sipas Mary Lambert, edhe gjaku është një falsifikim i dukshëm i realizuar me ndihmën e kompjuterit. Analistët e Trac kanë vënë re se “gjaku që del nga një plagë ka një ngjyrë shumë më të errët se sa ai që shihet në fazën e prerjes së kokës”.
Kujt i shërbejnë gjithë këta efekte specialë? Cfarë fsheh në të vërtetë filmimi i publikuar nga ISIS në internet dhe që është denoncuar menjëherë nga Site, faqja që monitoron xhihadizmin botëror? Sipas Lambertit, në plazh nuk ishin të pranishëm më shumë se gjashtë persona. Të gjithë të tjerët janë shtuar me teknikën e “rotoscoping”, e cila përdoret në animacione për të krijuar një film vizatimor ku figurat njerëzore janë realiste. Pra mendohet që militantët e Shtetit Islamik e kanë xhiruar skenën në një vend që, në një moment të dytë, është transformuar në plazhin libian? E vështirë të thuhet. Por për Khanin këtë tezë e bën të vlefshme fakti që përmasat e hijeve në rërë janë të gabuara. Sipas Guido Olimpios të Corriere della Sera, xhihadistët i përdorin këto truqe për të mos lejuar “zbulimin nga ndonjë drone apo avion spiun”. Pra “i vrasin pengjet në një vend të mbuluar për të krijuar më pas një skenë të re në shkretëtirë, apo në plazh”. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë bie edhe siguria që vrasjet kryhen të gjitha në të njëjtin moment.
Në këtë pikë mbetet vetëm të pyesim: ku merr fund propaganda dhe nis realiteti?/Giornale/
www.bota.al

https://www.youtube.com/watch?v=_M5BSCMVhRQ

Leave a Reply

Back to top button