Bota

Eshtë fundi i Belle Époque-s më të fundit

Belle Époque ndau, me iluzionin e paqes universale, luftën franko-prusiane të vitit 1870 dhe Luftën e Madhe, që nisi në vitin 1914 në Sarajevë

screen-shot-2016-10-16-at-09-20-26

Shtatëdhjetë vite më pas, me shembjen e BRSS, Reagani, Gorbacovoi dhe Thatcheri bënë që të zhdukej frika se mos Lufta e Ftohtë, e nisur në vitin 1947, bëhej e nxehtë. Fundi i terrorit e bëri Francis Fukujamën të imagjinojë, që historia ndoshta kish marrë fund: një scoop.

Belle époque e dytë (falë një paqeje pa alternativa) kishte nisur me Hiroshimën dhe më pas “ekuilibrin e terrorit”: nëse më vret, unë para se të vdes do të të vras ty. Cinike por funksionale: luftëra koloniale, luftëra guerrilase dhe terrorizma që atëherë nuk kanë shkaktuar as një përqindje të viktimave të dy luftërave botërore.

E fundit Belle époque, e treta, ndonëse duke mbajtur frymën, mban ende. Ai që nuk mban është terrori prej zhdukjes reciproke. Xhihadistët do të ishin të lumtur që edhe vetë të hidheshin në erë duke përdorur armë bërthamore, dhe shumë shtete i kanë, pa shumë masa sigurie. Nëse nuk bëhet dicka, kjo Belle époque e tretë do të na shpjerë drejt gropës së globalizuar. Përgjegjësitë më të mëdha bien mbi Moskën dhe Uashingtonin, por edhe Londrën, Parisin e Pekinin. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button