Shkence

A është ky eliksiri i jetëgjatësisë?

Bëhet fjalë për një produkt kimik sintetik që simulon në tërësi efektet e një diete superkalorike që zgjatjetën e minjve. Një molekulë që aktivizon disa proteina të caktuara, dhe reagon mbi proceset metabolikë dhe inflamatorë. Me fjalë të thjeshta, jo vetëm që mundet të luftojë disa patologji të caktuara, por ndoshta edhe plakjen. Studime të tjerë të mëparshëm kishin demonstruar tashmë se minjtë jetonin më gjatë falë injektimi të një përbërësi të quajtur SRT1720.

Tani ky eksperiment i ri, që është publikuar tek Cell Reports, ka demonstruar se si jeta e kavieve në laborator është rritur me 9 përqind. “Jemi ende larg testimit të kësaj përbërjeje tek njeriu – saktëson Rafael de Cabo, studiues në Institutin Kombëtar për Plakjen në SHBA dhe autor i artikullit – por edhe nëse do ta bënim, do të ishte gjithësesi një medikament që do të kishte si objektiv shqetësime të caktuar si sëmundjet kardiake apo diabetin”. Pra, jo për jetëgjatësinë e njeriut.

Leave a Reply

Back to top button