Shkence

Eshtë ky misteri i ndërgjegjes

Jemi të munduar prej dyshimeve? Eshtë shenjë e mirë. Do të thotë që zotërojmë një ndërgjegje. Kështu mendonte Kartezi. Në fakt, njeriu është e vetmja specie në gjendje që t’i bëjë vetes pyetje, të cilat shkojnë përtej përditshmërisë. Kështu tregohet vetëdijësimi. Por ka vetëm një problem: askush nuk e ka idenë se çfarë është ekzaktësisht ndërgjegja, dhe “ku ndodhet”. Edhe sepse nuk kërkohet nga pikëpamja morfologjike apo anatomike, por nga ajo funksionale: vetëdija, në fakt, mendohet të mos jetë rezultat i veprimit të një zone të caktuar të mendjes, por e marrëdhënies mes neuroneve që vendoset mes zonave të ndryshme të trurit. Eshtë ajo që ndoshta kanë nxjerrë në dritë neurologët e Harvard Medical School dhe Beth Israel Deaconess Medical Center. “Për herë të parë kemi vërejtur një lidhje, mes zonës qendrore të trurit që ka të bëjë me eksitimin dhe rajonet që lidhen me vetëdijësimin, elementë thelbësorë këta për të shpjeguar ndërgjegjen”, thotë Michael Fox, profesor i Neurologjisë pranë Beth Israel Deaconess Medical Center. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button