Thenie

“Është më mirë të jesh jo e lumtur me veten, se me të tjerët”. Disa thënie për vetminë, që do ju mbeten gjatë në mendje

“Është më mirë të jesh jo e lumtur me veten, se me të tjerët”. – Marilyn Monroe

“Ne jemi të gjithë vetëm, lindim vetëm, vdesim vetëm dhe kur një ditë e kthejmë kokën pas, pavarësisht miqve dhe shoqërive tona, kuptojmë se kemi qenë vetëm gjatë gjithë kohës. Kjo gjë e bën respektin për veten kaq të rëndësishëm, dhe nuk e di se si mund të respektohet vetvetja, nëse gjithë kohës i ke sytë tek zemra dhe mendja e të tjerëve për lumturinë tënde”. – Hunter S. Thompson

“Mendoj se është gjë e mirë që një person të kalojë kohë vetëm. Kjo gjë u jep atyre mundësinë të zbulojnë kush janë dhe të kuptojnë se pse janë vetëm”. – Amy Sedaris

“Askush nuk na shpëton dot, veç vetes sonë. Askush nuk mundet dhe askush nuk do ta bëjë. Vetëm duhet ta kalojmë rrugën e jetës”. – Gautama Buddha

“Të qëndruarit vetëm nuk do të thotë që jam vetëm, por që jam mjaftueshëm i/e fortë për t’i përballuar gjërat vetëm”. – Anonim

“Ndonjëherë jeta është shumë e vështirë ta kalosh vetëm, por ndonjëherë ajo është shumë e bukur ta kalosh vetëm”. – Elizabeth Gilbert

“Problemi i vërtetë nuk qëndron tek të qenurit vetëm, por tek të ndjerit e vetmisë. Dikush mund të ndihet i vetëm edhe në mes të shumë njerëzve, a nuk mendon kështu?” – Christine Feehan

“Sa më shumë moshohem, aq më shumë e pëlqej vetminë”. – Sienna Miller

“Të jesh vetëm është një fuqi që shumë pak veta mund ta përballojnë”. – Steven Aitchison

“Të rrish vetëm është e frikshme, por jo aq e frikshme sa të ndihesh vetëm në një marrëdhënie”. – Amelia Earhart / bota.al

Leave a Reply

Back to top button