Motivuese

Është vetëm 8 vjeç dhe përfundoi gjimnazin, tani pritet të hyjë në universitet. Historia e jashtëzakonshme e një fëmije

Është 8 vjeç dhe ka përfunduar shkollën e mesme, tani po përgatitet të hyjë në universitet. Quhet Laurent Simons, një fëmijë prodigj që ka lindur në Bruges në Belgjikë dhe ka një koefiçent intelektual 145. Në moshë 6 vjeçare mbaroi filloren, në atë kohë gjeniut të vogël i dukej e mërzitshme shkolla. Inteligjenca, aftësitë akademike të tij ishin të jashtëzakonshme në krahasim me shokët e klasës edhe pse ishte shumë më i vogël se ata. –Ngandonjëherë shokët e mi vononin shumë në përgjighje, kështu që unë përgjigjesha në vend të tyre, – shpjegon ai në intervistë për një television belg. Pas fillores e përfundoi gjimnazin për një periudhë 1 vit e gjysëm me adoleshentë 18 vjeçarë. Pavarsisht jetës befasuese që po jeton, prindërit e tij shprehen se djali i tyre ka vështirësi për t’u lidhur me shokët, se lodrat e mërzisin dhe nëse fëmijët e tjerë po luajnë ai vetëm i shikon. I pëlqen shumë letërsia, në moshën 6 vjeçare përfundoi së lexuari gjithë sagën e Harry Poterit. Është poliglot; flet frëngjisht, gjermanisht dhe hollandisht, por më të pëlqyerat nuk janë gjuhët por numrat, shkencat matematikore. – Më pëlqejnë sepse janë shumë të gjera, ka statistika, algjebra, gjeometria…- thotë ai. Laurent gjatë pushimeve të verës do të vlerësojë se çfarë do të studiojë në universitet. Mes preferencave gjenden mjeksia kirurgjikale, astronomia ose të dyja këto së bashku. –Nëse do të vendosë të bëhet zdrukthëtar, nuk do të përbënte asnjë problem. E rëndësishme që të jetë i lumtur, – thotë i ati, Alexander Simons. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button