Magazine

EUROPA E BUKUR / Të gjithë ngjyrat e Beaujolais

Nga Lioni në portat e Borgogne, itinerari i vjeshtës i një prej rajoneve më të famshme të verëtarisë franceze. Fshatra me gurë të verdhë, kodra të “shtruara” me tapetë vreshtash dhe châteaux ku të degustosh verërat Aop

screen-shot-2016-11-01-at-12-25-12

E shtrirë në rreth pesëdhjetë kilometra kodërza të ëmbla mes Lionit në jug dhe Maconit në veri, e mbërthyer mes Masivit Qendror në perëndim dhe pllajës së Saones në lindje, Beaujolais është një rajon, vokacioni verëtar i të cilit e pati fillimin plot dy mijë vite më parë. Gërmimet arkeologjike të kryera në këtë zonë kanë zbuluar se në shekullin I para Krishtit konsumohej verë, buzë rrugëve kryesore që përshkonin territorin. Ishin romakët, që duke parë kushtet klimatike të favorshme, futën kultivimin e vreshtave në këto zona, dhe që atëherë, me kalimin e kohës, prodhimi nuk është ndalur asnjëherë.

Nëse në shekullin XVIII, me rënien e taksave doganore dhe zhvillimin e transportit, tregtia e verës lokale pati një impuls të dukshëm, duke arritur në qytetet e mëdha mbi të gjitha Paris, ishte në vitet ’60, me mbërritjen e Beaujolais Nouveau, që rajoni njohu …

[real3dflipbook id=”1361″]


screen-shot-2016-11-01-at-12-22-57 screen-shot-2016-11-01-at-12-23-10 screen-shot-2016-11-01-at-12-23-14 screen-shot-2016-11-01-at-12-23-19 screen-shot-2016-11-01-at-12-23-29 screen-shot-2016-11-01-at-12-23-53

Leave a Reply

Back to top button