Analiza

ANALIZE / Europa, peisazh pas betejës

Jacques Rupnik

Profesor dhe kërkues në Qëndrën e Studimeve dhe Marrëdhenieve ndërkombëtare në Paris

Rupnik-shqip-evropa, peisazh,pas,betejesTe nesërmen e  zgjedhjeve evropiane të 22-25 majit, analizat  janë  përqëndruar në rritjen e rrymave  populiste dhe euroskeptike, në atë pikë sa janë neglizhuar  ndryshimet e rëndësishme për t’i dhënë  një përgjigje  krizës së qënësisë që po kalon Evropa sot.

Konstatimi i parë është kontrasti Veri-Jug, i cili është pa lidhje me atë të frakturës që është shfaqur që nga kriza ekonomike dhe financiare.  UKIP dhe Fronti Kombëtar Francez  arritën në krye  në Mbretërinë e Bashkuar dhe  në Francë,  janë shprehje të një populizmi të së djathtës e cila është në rritje në të gjithë Evropën Veriore.

Dikur ne mund të thonim se nacionalistët e anës tjetër të La Manshit ishin eurofobë, kur francezët thonin se vendi i tyre pranonte shumë emigrantë. Sot të dy opinionet kanë zënë vendin e tyre në të dyja anët e La Manchit. Evropa është akuzuar të jetë përgjegjëse për problemet e emigrimit për shkëk të heqjes së kufijve. Partitë që kanë denoncuar emigracionin nuk po rriten më në vendet e jugut me tepër të prekur nga vërshimet e emigrantëve të Afrikës apo të Lindjes së Mesme, dhe tablloidët britanik si drejtuesi i UKIP Nigel Farage  përqëndrohen tek polakët, rumunët, bullgarët, të cilët i akuzojnë se përfitojnë avantazhe sociale të Londrës.

Kriza ekonomike dhe sociale nuk është një faktor shpjegues (përveç se pjesërisht në France) për rritjen nacional-populiste të Evropës së Veriut : ekonomitë austriake apo daneze janë në gjendje të mirë.  Por kriza ka qënë vendimtare për disa vende te Evropës së jugut, ku partitë e majta janë rritur shumë, por tek tuk dhe radikale si në Greqi me Syriza-n që arriti në krye të rezultateve zgjedhore apo Podemos në Spanjë.  Fitorja e madhe  (41%)  në Itali e një te majte reformiste tregon që rritja e populizmit ksenofob s’është aspak e rezistueshme.

Mbetet rasti i tretë, ai i vendeve të Evropes Qëndrore dhe lindore, të cilat (me perjashtim të Hungarisë)  i kanë evituar tendecat e sipër përmendura dhe që festuan dhjetë vjetorin e hyrjes së tyre në Bashkimin Evropian (BE), duke abstenuar masivisht zgjedhjet: 14% e pjesëmarrësve neë Sllovaki, 18% në republikën Ceke,  gati 25% në Kroaci e cila sapo iu bashkua Bashkimit Evropian. Indiferenca per një insititucion të largët dhe të pakuptuar, duke mos e vënë aspak në pikëpyetje faktin e përkatësisë me BE-në (dhe përfitimet që vijnë prej kësaj përkatësie).

Cilat janë pasojat e zgjedhjeve evropiane ?

1 – Zgjedhjet evropiane, na shfaqin një politizim dhe një demokratizim të debatit evropian.  Do të qe e çuditshme  nëse shefat e shtetit dhe te qeverisë të Keshillit evropian vendosin që te injorojnë votën në momentin e zgjedhjes së Presidnetit të ri të Komisionit. Një tjetër paradox: rritja populiste do t’a çojë të djathtën (PPE) dhe të majtën (PSE) që të kërkojnë më shumë konsensus, gjë që do t’I japë rastin populsitëve që lulëzojnë duke denoncuar atë që ata e quanin një marrëveshje e fshehtë mes forcave të majta dhe atyre të djathta.

2 – Raporti mes demografisë dhe demokracisë (çështja e emigracionit)  është shnëdërruar në një çështje politike e rëndësishme. Nëse asnjë zgjidhje evropiane nuk propozohet, frika dhe vullneti për mbyllje rrezikon të zhvillohet, gjë që do të qe e rrezikshme për emigrantët extra-evropianë, por që do të rrezikonte gjithashtu lëvizjen e lirë në BE.

3 – Rezultati i zgjedhjeve në Angli tregon deri në ç’pikë basti i David Cameronit është i rrezikshëm. Nëse referendumi skocez s’është vendosur ende, ai i daljes nga BE-ja, për shkak të rritjes se UKIP e bën Britexit gjithnjë e më pak të mundshëm.

4 – Gjermania, streha e stabilitetit në qëndër të Evropës, doli e fortë nga zgjedhjet e 22-25 majit, ndërkohë që Franca, e mbushur me dyshime, doli e dobësuar. Cifti s’është më bashkë, gjë që e vendos Gjermaninë në një pozicion të parehatshëm të ngurruesit hegjemonist. Pas luftës së Dytë Botërore, Thomas Mann  thosh : « Na duhet një Gjermani evropiane për të mos patur një Evropë gjermane ». Sot ne i kemi të dyja.

Vota e majit të shkuar është një lajm i keq për të ardhmen e zgjerimit të BE-së kaq e rëndësishme për stabilitetin në Ballkan . Tre të katërtat e gjermanëve dhe austriakëve janë kundër, njëlloj si 70% e francezëve apo hollandezëve dhe pjesë e madhe e çekevë (51%). E gjitha kjo nuk është një shenjë e mirë për t’iu përgjigjur në mënyrë guximtare pritshmërisë së Ukrainës e cila votonte të njëjtën ditë… për një të ardhme evropiane.  S’është e lehtë që të hapesh me periferinë, kur qëndra është vënë në pikëpyetje. Kriza e BE-së po bëhet një e metë për t’iu përgjigjur krizave në rrethin e fqinjëve të saj.

Mbetet, për të qetësuar këtë tabllo të errët, një thirrje për atë që është thelbësore: tre të katërtat e deputetëve në Asamblenë e Strasburgut i përkasin partive pro-evropiane dhe megjithë krizën, BE-ja mbetet fuqia e pare ekonomike ne botë dhe një hapësirë ku mbretëron paqja demokratike. Vështirësitë dhe kërcënimet që njohin vendet e jugut të Evropës dhe zgjimi i Rusisë në lindje, do t’i shtyjnë evropianet të rikujtojnë bazat e dobishme  të projektit evropian, që sot duket një domosdoshmëri e qartë.

Analize e botuar ne faqen zyrtare te Qendres se Studimeve te Marredhenieve Nderkombetare (CERI) 

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button