Bota

“Europa po plaket, ka nevojë për imigrantë”

Screen Shot 2015-05-27 at 09.39.33

Fjalët e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, padyshim që do të hapin debate. Dhe jo pak. Në prag të takimeve në Bruksel me krerët e BE-së, Ban Ki moon, që nga Dublini ka lëshuar këtë mesazh: Europa po plaket, nëse dëshiron ta ruajë dinamizmin e saj ekonomik, ka nevojë për imigrantë.

E ka thënë në një fjalim publik në Kështjellën e kryeqytetit irlandez, gjatë festimeve të 60-vjetorit të futjes së Irlandës në Kombet e Bashkuara.

“Faktorët e shtytjes përfshijnë luftëra dhe zhvillim të mangët; ata të tërheqjes përfshijnë thjeshtë mirazhin e një largimi nga varfëria. Europa duhet të pranojë edhe një faktor tjetër: mangësinë e saj në forcën punëtore. Një rritje e ulët demografike dhe një tranzicion në një kontinent pleqsh. Nëse dëshiron ta ruajë dinamizmin, Europa ka nevojë për imigrantë”.

Leave a Reply

Back to top button