Analiza

Europë, për arsyet e duhura: Një bashkëbisedim me Stanley Hoffmann

Stanley Hoffmann, një kontribues prej kohës i New York Review dhe Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Harvard University, ka ndërruar jetë me 13 shtator të 2015. Biseda e mëposhtme është nxjerrë nga një intervistë e pabotuar me Hoffmann, e cila është zhvilluar në Cambridge të shtetit Massachusetts në dhjetor të 2011.

hoffman

 Europa nuk është në gjendje të mirë.

Çdo gazetë amerikanë do t’ua thotë këtë gjë. Ata europianët e varfër, ata nuk e dinë se çfarë po bëjnë! Unë jam me origjinë nga Franca dhe kohët e fundit u ktheva që të takoja disa miq. Më dukej gjithçka krejtësisht normale. Nuk poi a kalojnë shkëlqyeshëm, por nocioni se e gjithë binaja do të shembet, se nuk do të ketë asnjë Bashkim Europian, është thjesht absurd. Ka ulje dhe ngritje – kjo është periudhë uljeje – por ky nuk është fundi i historisë.

 Si polak që jam do t’ju pyes rreth një prej kolegëve tuaj të Harvard, Zbigniew Brzezinski. A është e rëndësishme Europa për të?

Nuk mendoj se ka treguar ndonjëherë ndonjë interes ndaj unitetit europian. Ka gjithmonë gjithmonë i magjepsur dhe i frikësuar prej Bashkimit Sovjetik dhe asgjëje tjetër. E pëlqej shumë atë njeri, por atëhere ishte një mbështetës i madh i luftës në Vietnam, që mendoj se qe një katastrofë dhe jo e fitueshme…

[real3dflipbook id=”837″]

Leave a Reply

Back to top button