Facebook ka ndryshuar mënyrën se si numërohen pëlqimet. Ky ndryshim do te preke vetëm njerëzit publikë dhe faqet e biznesit. Facebook nuk do të numërojë më pëlqimet e njerëzve që kanë çaktivizuar vullnetarisht llogaritë e tyre ose përdoruesit që janë larguar nga jeta.
Kompania po e bën këtë ndryshim që t‘u japë bizneseve një ide më të qartë për audiencën e tyre në Facebook, sa kohë që asnjë prej këtyre grupeve nuk janë përdorues të Facebook-ut. Gjatë javëve në vazhdim, administratorët e faqes mund të shohin një rënie të vogël të numrit të pëlqimeve të faqes si rezultat i këtij përditësimi,” shkruhet në një postim në blogun e kompanisë.