Enciklopedike

Fakte historike për të cilat gabohej Herodoti: Fushëbeteja dhe varri masiv i Maratonës

Screen Shot 2015-07-15 at 14.59.11

Beteja e Maratonës ishte shumë e rëndësishme për grekët, për arsye se ajo simbolizonte fitoren e tyre të parë mbi tiraninë persiane. Herodoti pretendoi se grekët e mbijetuar varrosën 192 ushtarët Athinas të masakruar në mesin e fushëbetejës, për t’i nderuar ata. Për qindra vjet, arkeologët dhe kërkuesit kanë gërmuar Maratonën, në përpjekje për të gjetur këto eshtra. Për vite, një kodër e njohur si soros është konsideruar të jetë e vetmja kandidate serioze, për sheshin e varrimit të fushëbetejës së Herodotit. Një numër i madh varrimesh sigurisht kanë ndodhur në këtë vend; shumë prej tyre kanë qënë njerëz që kanë pësuar një vdekje të dhunshme. Disa nga varret përfshijnë qeramikë që daton rreth kohës së Maratonës. Gjithësesi, kërkime të reja vendosin datën e shumicës së qeramikave, të varrosura bashkë me të vdekurit, si nga shekulli i gjashtë para Krishtit – kohë përpara sesa të ndodhte Beteja e Maratonës. Një problem tjetër është se soros përfshin eshtrat e dy grave, të cilat sigurisht nuk luftuan në Maratonë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button