Horizonti.al

Fakte interesante nga futbolli

Screen Shot 2015-09-11 at 2.53.25 PM

  • 1. Futbolli si lojë e ka origjinën në Kinë rreth vitit 476 Para Erës Sonë.
  • 2. Turneu më i madh i futbollit, është organizuar në vitin 1999 në Bankok të Tajlandës. Në të morën pjesë plot 5.098 ekipe, me mbi 35 mijë lojtarë pjesëmarrës.
  • 3. Numri maksimal i golave të shënuar nga një lojtar, në një ndeshje të vetme futbolli është 16. Ato u shënuan nga Stefan Stenis (Francë) gjatë Racing Club de Lens në dhjetor 1942.
  • 4. Në bazë të provave filmike, një nga golat më të shpejtë në historinë e futbollit është ai i Rikardo Olivieras (Uruguaj) në dhjetor 1998, në vetëm 2.8 sekonda sapo kishte filluar loja.
  • 5. Lojë e parë e basketbollit, u luajt me një top futbolli.
  • 6. Klubi i parë i futbollit në botë është klubi anglez Shefild Junajted. Ai u themelua në vitin 1857 nga koloneli Nataniel Kresuik dhe majori Uilliam Prist, dy oficerë të ushtrisë britanike.
  • 7. Ndeshja e futbollit me rezultatin më të thellë është 149-0. Stade Olympique de L’emyrne, një ekip afrikan nga Madagaskari i shënoi të gjithë golat në portën e vet. Ata e bënë këtë veprim, si formë e proteste për një vendim të padrejtë nga ana e arbitrit gjatë një ndeshjeje të mëparshme.
  • 8. Lojtari i parë i me ngjyrë në botën e futbollit ishte Artur Uarton në vitet ‘800.
  • 9. Në vitin 1964, thirrja e gjyqtarit gjatë një ndeshje futbolli në Peru, shkaktoi një trazirë që vrau mbi 300 njerëz.
  • 10. Skuadra ASEC Abidjan nga Bregu i Fildishtë, ishte e pamposhtur për 108 ndeshje rresht ndërmjet viteve 1989-1994.
  • 11. Në mbarë botën, ekzistojnë 27 klube profesioniste të futbollit që kanë marrë titullin e një kënge të Beatles si pseudonimin e tyre – psh. Vilareali në Spanjë mban nofkën Nëndetësja e Verdhë.
  • 12. Astronauti Neil Armstrong fillimisht donte që të merrte me vete gjatë misionit në Hënë një top futbolli, por NASA e pengoi pasi e cilësoi atë si një simbol joamerikan.
  • 13. Topi i përdorur në futbollin profesionist ka mbetur saktësisht me të njëjtën madhësi dhe formë për 120 vjet me rradhë, me një perimetër prej 28 inç.
  • 14. Më shumë se 80 përqind e topave të futbollit të gjithë botës, prodhohen në Pakistan.
  • 15. Transmetimi i parë televiziv i një ndeshje futbolli ndodhi në vitin 1937. Ishte një ndeshje stërvitore e ekipit të Arsenalit, në stadiumin e vjetër Hajbëri.
  • 16. Një total prej 20 kartonësh të kuq u nxorrën nga gjyqtari, gjatë një ndeshjeje të luajtur mes Sportivo Ameliano dhe General Caballero në Paraguaj.
  • 17. Në vitin 1978, ish-trajneri legjendar i Mançester Junajted, Sër Aleks Ferguson u shkarkua nga detyra, për shkak se shau një grua.

Leave a Reply

Back to top button