Your Life

Faktori numër 1 për lumturinë nuk është as pasuria, as popullariteti… Shumë njerëzve u shpëton

Një raport nga Gazeta e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale tregon se kontribuesi Nr. 1 i lumturisë në jetë nuk është paraja, popullariteti. As edhe një jetë e mirë seksuale.

Dhe sigurisht nuk është të rrish duke parë Netflix.

Është autonomia, ndjenja se aktivitetet dhe zakonet e jetës suaj janë të vetë-zgjedhura dhe të vetë-miratuara. Dhe kur ne kemi autonomi në jetën tonë, kur kemi fuqinë mendore të zgjuarsisë, duhet ta shpenzojmë me mençuri.

Por shumë njerëzve u ndodh që të hyjnë në një dialog me veten, i cili ka efekte dobësues mbi ne.

Ne heqim dorë nga fuqia jonë, kur monologu ynë i brendshëm kthehet kundër nesh, si një tifoz i dehur futbolli në një natë kur birra në stadium kushton dhjetë qindarka.

Ne i bëjmë vetes pyetje dobësuese, si: “Pse nuk më rri b… rehat?” “Pse gjithmonë i hedh gjërat në erë?” “Pse u rrit në detyrë ajo tjetra dhe jo unë??” “Çfarë ka që nuk shkon me mua?”

Ne “e rrahim” veten pa pushim me kufizimin e mendimeve, besimeve dhe qëndrimeve. Shpesh nuk e kuptojmë që po e bëjmë, ose nëse e kuptojmë, nuk kemi fuqi ta ndihmojmë vetveten.

Pra, pse e bëjmë këtë?

Lisa Zakeo, një hipnoterapiste thotë se shkaku është gjithmonë i njëjtë: Mendimi që “nuk jam aq i mirë sa duhet!”

Ju tingëllon i njohur?

Pjesa më e çmendur, thotë Zakeo, është se ky besim shpesh bazohet në një perceptim të gabuar apo një eksperiencë personale, që është marrë për keq. Eshtë një besim që është shndërruar në një epidemi. Ne qortojmë veten gjithë kohës, projektojmë tek të tjerët mendimin tonë që “s’jam dhe aq i mirë”, dhe më pas ata na e përplasin në fytyrë. Dhe kështu hyjmë në një spirale dobësimi për veten tonë.

Për të ndalur këtë dialog me veten duhet që të pushoni së thëni vetes se nuk jeni mjaftueshëm të mirë.

Zakeo shpjegon më tej: “Mendimi ‘jo aq i mirë sa duhet’ vjen prej ndryshimeve. Ne mendojmë se ndryshimet tona janë një mallkim, në vend që t’i shohim si një bekim. Mendojmë se na bëjnë më pak të aftë, kur e vërteta është se na bëjnë më të mirë. Duhet të besojmë që jemi të veçantë”. Mbajeni mirë në mendje këtë, herën tjetër që do të mendoni se nuk jeni atje ku duhet. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button