Familjarët e Avicii-it, të cilin e gjeti vdekja fundjavën e kaluar në moshën 28 vjeçare, lëshuan një deklaratë falenderimi për të gjithë fansat që morën iniciativa në nderimin e DJ.
Avicii, emri i i vërtetë i të cilit është Tim Bergling, ishte mjaft i njohur për një sërë hitesh që përfshinin: ‘Lay Me Down’, ‘I Could Be The One’ dhe ‘Lonely Together’.
Muzikanti suedez u nominuar dy herë për çmimin Grammy për bashkpunimin e tij me David Guetta.
Në deklaratë, familjarët thanë: “Ne dëshirojmë t’ju falenderojmë për mbështëtjen dhe fjalët e mira për birin dhe vëllain tonë. I jemi mirënjohës kujtdo që e pëlqeu muzikën e Tim-it dhe ruan kujtime të çmuara me të. Ju falenderojmë që nuk e bezdisët privatësinë tonë në këtë periudhë të vështirë, dëshirojmë që të mbetet po kështu.”
Që nga lajmi i vdekjes së Aviciit, njerëzit kanë mbajtur homazhe për muzikantin në forma nga më prekëset.