Thenie

Familja është gjëja më me vlerë që kemi

“Familja është gjëja më e rëndësishme në botë” – Princeshë Diana.

“Ne nuk kemi mundësi t’i zgjedhim familjarët tanë. Ata janë një dhuratë nga Zoti, ashtu siç jemi edhe ne për ta” – Desmond Tutu.

“Kur gjithkush largohet, të vetmit që të qëndrojnë pranë pa mëdyshje, janë familjarët e tu” – Jim Butcher.

“Familja nuk është vetëm diçka e rëndësishme, është gjithçkaja” – Michael J. Fox.

“Familje do të thotë : Askush nuk lihet pas, apo të harrohet” – David Ogden Stiers.

“Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde” – Nënë Terëza.

“Nuk ka rëndësi se sa e madhe është shtëpia. Ajo që kishte rëndësi, ishte dashuria që mbizotëronte në të” – Peter Buffett.

“Në fund të ditës, një familje e dashur e fal çdo gjë që mund të kesh bërë” – Mark V. Olsen.

“Mbi të gjitha, familja është gjithçka që kemi, e dashur. Do të bëje mirë ta mbaje mend këtë gjë” – Katie Jennings.

“Fuqia e një familje, ashtu si fuqia e një ushtrie, qëndron në besnikërinë ndaj njëri-tjetrit” – Mario Puzzo. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button