Bota

FANTA-POLITIKE / 20 Janar 2017: Trumpi është president!

Screen Shot 2016-06-03 at 15.54.20“Amerika është kthyer e madhe. Jemi sërish si në kohët e Ronald Reaganit, ajo shtëpia që shndërrin atje lart mbi kodër. Nga sot, Endrra Amerikane është sërish realitet, mund ta prekni të gjithë”.

Dita e Inaugurimit, 20 Janar 2017. E pamundura është bërë realitet. Donald Trumpi është duke u betuar përpara kryegjykatësit të Gjykatës së Lartë, John Roberts. Zonja e Parë, Melania Trump shkëlqen e veshur me një komplet Armani, më e bukur se kurrë …

Në vijën e parë mes mysafirëve të nderit janë të gjithë veteranët republikanë, rrezatues, duke përfshirë edhe ata që vetëm pak muaj më parë mbështesnin lëvizjen #NeverTrump, dhe që pastaj u gjunjëzuan përballë “deus ex machina”, i cili ringjalli të djathtën. Spikat mbi të gjithë Michael Bloomberg, miliarderi tjetër njujorkez, ish kryetar i Bashkisë së Mollës së Madhe, të cilit Trumpi iu lut dhe e bindi të pranonte Dikasterin e Thesarit. Eshtë trofeu më befasues dhe prestigjoz në fushatën e “blerjeve” të ekzekutivit të ri.

Kur vjen pasazhi më i pritur në fjalimin e inaugurimit të presidentit të ri, e gjithë bota çmendet: trafiku i komenteve në mediat sociale shpërthen, Bursat e të gjithë botës marrin tatëpjetën …

[real3dflipbook id=”1162″]


Screen Shot 2016-06-03 at 15.54.33

Leave a Reply

Back to top button