Enciklopedike

Fatet e kryqëzuara të Linkolnit dhe Kenedit

lin kenPërshkrimi Abraham Linkoln dhe John Fitzgerald Kenedi lidhen mes tyre nga kuriozitete të ndryshme dhe rastësi tragjike që përshkruan jetën dhe vdekjen e tyre. Historia njeh analogji të jashtëzakonshme mes njerëzve që nuk kanë pasur asnjëherë lidhje midis tyre. Që nga historia e presidentëve Linkoln dhe Kenedi e deri tek fati i gjermanit Bismark, të krijohet bindja se janë përputhje jashtëzakonisht të ngjashme për të qenë të rastësishme. Le të marrim jetën e dy presidentëve amerikanë Linkoln dhe Kenedi.

Mistere analoge nga ato të treguara deri më tani kushtëzuan jetën dhe vdekjen e dy presidentëve amerikanë, Abraham Linkoln (1809-1865) dhe John Fitzgerald Kenedi (1917-1963). Të shumta dhe të jashtëzakonshme ishin edhe rrethanat që kushtëzuan jetën dhe vdekjen e tyre. Vërtet shumë, për t’iu atribuuar rastësisë. Para së gjithash, Linkoln u zgjodh President në vitin 1860, ndërsa Kenedi u zgjodh ekzaktësisht 100 vjet më vonë, në vitin 1960. Linkoln u vra një ditë të premte, në praninë e gruas së tij, por edhe Kenedi u vra po këtë ditë dhe gjithashtu në praninë e bashkëshortes së tij. Të dy presidentët u qëlluan me armë pas zverkut dhe menjëherë pas atentatit, ndihmat e para iu dhanë nga gratë e tyre, që kishin pranë. Linkoln dhe Kenedi vdiqën menjëherë pa mundur që të çoheshin në spital.

Por, përveç të veçantave dhe të përbashkëtave mbi vdekjen, mes tyre ekzistojnë edhe ngjashmëri të tjera. Të dy presidentët kishin emrat e gjyshërve të tyre dhe të ty ishin djemtë e dytë të familjes. Si Linkoln, ashtu edhe Kenedi, kur u martuan, gratë e tyre ishin 24 vjeç dhe të dyja vdiqën në moshën 65-vjeçare. Të dyja bashkëshortet e presidentëve njiheshin për ndjekjen e modës dhe rinovimin që i bënë Shtëpisë së Bardhë. Si Linkoln, ashtu edhe Kenedi, kishin nga katër fëmijë, dy prej të cilëve vdiqën para moshës 10 vjeç.

Të dyja çiftet humbën një djalë, ndërsa jetonin në Shtëpinë e Bardhë. Uilli Linkoln vdiq në moshën 12 vjeç ndërsa Patrik Kenedi, në moshën 2-vjeçare. Zëvendësi i Linkolnit quhej Xhonson dhe kishte lindur në vitin 1808, por edhe ai i Kenedit quhej Xhonson, dhe kishte lindur në vitin 1908, në një largësi prej 100 vjetësh nga njëri-tjetri.

Vrasësi i Linkolnit quhej Xhon Wilkes Booth dhe kishte lindur në vitin 1839, ndërsa ai i Kenedit, Lee Harvey Oswald, i cili kishte lindur në vitin 1939, 100 vjet më pas. Po ashtu, është vërtet e habitshme teksa zbulon se shuma e shkronjave që përbëjnë emrin dhe mbiemrin vrasësit të Linkolnit shkon në 15, po ashtu edhe ajo për vrasësin e Kenedit.

Por koincidencat e jashtëzakonshme nuk përfundojnë këtu. John Wilkes Booth dhe Lee Harvey Oswald përdornin të dy nga 3 emra. Të dy ata kishin lindur në mes të viteve ‘30, Booth më 1838-ën ndërsa Oswald më 1939-ën. Të dy vrasësit ishin jetimë nga i ati. Babai i Booth vdiq kur ai ishte 13 vjeç, ndërsa i Owsald para se ai të lindte. Të dy ata u arrestuan nga dy oficerë të ndryshëm të quajtur Baker.

Booth e vrau Linkolnin në një teatër dhe vetë u fsheh në një magazinë. Ndërsa Oswald i qëlloi Kenedit në një magazinë dhe u fsheh në një teatër. Booth dha shpirt 11 ditë pas Abraham Linkoln dhe të dy vdiqën në orën 7:20 të mëngjesit, po ashtu si Oswald që vdiq 48 orë pas Kenedit, po në të njëjtën orë si presidenti, në 13:00. Një javë përpara se të vritej, Linkolni vizitoi Monro, shtet në Merilend, ndërsa Kenedi, një javë përpara se të vritej, ishte me Merlin Monro. Të dy presidentët kishin ndërmarrë beteja të ashpra në luftën për të drejtat e zezakëve: Linkolni për emancipimin dhe Kenedi për ligjin mbi të drejtat civile. Në momentin e atentatit Linkoln dhe Kenedi kishin në krah përveç bashkëshorteve, nga një grup miqsh, ku ato ngelën të pacenuara, ndërsa burrat u plagosën nga atentatorët (majori Rathbone në vitin 1865 dhe guvernatori Connally në vitin 1973).

Sekretari i Linkolnit quhej Kenedi dhe u përpoq që ta ndalonte Presidentin të shkonte në teatër atë mbrëmje. Sekretarja e Kenedit quhej Linkoln dhe edhe ajo u përpoq që ta ndalonte Presidentin të mos shkonte në Dallas atë natë. Një tjetër fakt i veçantë është se burri i gruas quhej Abraham, si Linkolni. Kur ndodhi atentati, Kenedi ishte në Dallas mbi një makinë të markës “Linkoln”, prodhuar nga grupi “Ford” ndërsa teatri ku u qëllua Linkolni quhej “Ford”. Të dy presidentët kishin 7 shkronja në mbiemër, të njëjtën gjatësi dhe të dy kishin studiuar juridik. Si Linkoln ashtu dhe Kenedi kishin probleme të njëjta, me sytë, vuanin nga sëmundje gjenetike dhe kishin shërbyer në ushtri. Asnjëri prej tyre nuk kishte frikë nga vdekja madje urrenin truprojat.

Të dy kishin konstatuar se sa lehtë mund të ishte t’i qëlloje një Presidenti. Linkoln një ditë pati thënë: “Nëse dikush do që të më vrasë, unë s’mund të bëj asgjë që ta parandaloj”. Ndërsa Kenedi: “Nëse dikush do të më qëllojë nga dritarja me një pushkë, askush s’mund ta ndalojë”. Në gjuhën angleze këto fjali kanë të njëjtin numër fjalësh. Pas vdekjes, Linkoln u zëvendësua nga Andrew Johnson, ndërsa Kenedi nga Lindon Johnson. Gjatë vitit të tyre të fundit të Presidencës si Andrew si Lindon Johnson, u përfshinë nga një skandal politik që i pengoi ata të rikandidonin për një mandat të dytë.

Disa studiues i atribuojnë numrave fuqi të veçant.a Ekzistojnë raste mahnitëse të cikleve historik. Për shembull, numri 3 influencoi në jetën e kancelarit gjerman, Bismark.

Çdo fragment i jetës së tij ishte i lidhur me këtë numër. Ai, në fakt, fitoi 3 luftëra, ishte autori i krijimit të 3 traktateve të paqes, bëri të mundur takimin midis 3 perandorëve dhe përgatiti Aleancën e Trefishtë. Simboli heraldik i fisit të tij ishin gjethet e tërfilit dhe 3 gjethe lisi me moton “In trinitate rebur”. Për më tepër tre fëmijë, 3 çifligje, si dhe kontrolloi e drejtoi 3 parti. Për të vazhduar më tej me rastësitë, që shpesh nuk mund të cilësohen të tilla, është një shembull që vjen nga historia e Mbretit të Anglisë. Bëhet fjalë për të Premten e Zezë të Monarkisë Anglisë.

Një të shtunë, 18 marsi i vitit 1702, vdiq Guljemi II. Të shtunën e 1 gushtit të vitit 1704, vdiq mbretëresha Ana. Po të shtunën, ajo e 10 qershorit të vitit 1727 vdiq Xhorxhi I. Lista vazhdon akoma: të shtunën e 30 janarit të vitit 1820 vdiq edhe Xhorxhi II. Po e shtunë ishte kur ndërroi jetë më 26 qershorin e vitit 1830 Xhorxho IV. Dhe së fundmi të njëjtin fat pati edhe Eduardi VII, që kur vdiq ishte 7 maj i vitit 1910. Po ashtu, edhe sulmet e famshme të 11 shtatorit, ku gjithçka ishte e lidhur me numrin 11. New York City ka gjithsej 11 shkronja, po ashtu edhe Afganistan ka 11 germa. Ramsin Yuseb (terroristi i cili ka kërcënuar se do t’i shkatërrojë kullat binjake në vitin 1993) po ashtu ka gjithsej 11 germa, George W Bush po ashtu ka 11 të tilla. Vërtet ngjarje të çuditshme për të qenë thjesht rastësi. (Explore Univers)

Leave a Reply

Back to top button