Zodiak

FATI, KARRIERA, DASHURIA: Horoskopi 2019 për shenjën e GAFORRES

2019 është viti kur duhet të kaloni në plan të dytë nevojat e të tjerëve dhe në plan të parë, nevojat tuaja.

Në fund të fundit, me Nyjën Veriore në shenjën tuaj, kujdesi për veten mund të jetë rrugë drejt rritjes shpirtërore – sidomos në kohën e Hënës së re tek Gaforrja, dhe eklipsin total diellor në 2 korrik. Koordinohuni me trupin dhe emocionet tuaja, shihni për se kanë nevojë që të ndjeheni të sigurt… pastaj dilni dhe sigurojani.

Vetëm bëni kujdes si i përmbushni nevojat tuaja – disa qasje funksionojnë më mirë se disa të tjera. Në 14-19 qershor, një lidhje Mërkur-Mars në shenjën tuaj i kundërvihet Saturnit retrograd dhe Plutonit tek Bricjapi, duke e bërë kështu një detyrim komunikimin e drejtpërdrejtë.

Ju mund të mendoni se po kuptoheni, por mund të mos ndodhë kështu. Mos e anashkaloni këtë çështje: nëse keni diçka për të thënë, dilni dhe thuajeni! Vetëm përgatituni të përsërisni veten kur Mërkuri retrograd riviziton shenjën tuaj (19 korrik-11 gusht).

Kthesat e mëdha në komunikim janë më në fund të arritshme gjatë hënës së re të Virgjëreshës në 30 gusht, kur pesë planete tek Virgjëresha bëhen bashkë me Saturnin dhe Plutonin tek Bricjapi dhe Uranin tek Demi, për të formuar një Trini të Madhe Tokësore. Kjo ju ndihmon të gjeni fjalët e duhura, dhe të jeni më realistë e pragmatistë, në lidhje me ndërveprimet sociale. Pastrimi prej mbetjeve mendore dhe emocionale të së kaluarës mund të ndihmojë të shihni një rrugë të re përpara, për marrëdhëniet e të gjitha llojeve.

Hëna e re tek Virgjëresha gjithashtu aktivizon një prej aspekteve më të rëndësishme të vitit: kuadrin Jupiter-Neptun, që do të jetë për herë të tretë dhe të fundit në 21 shtator. Kjo ju sfidon të pranoni një herë e mirë se askush nuk është perfekt – as edhe ju.

Në fund, Gaforre, ky vit duhet t’ju mësojë të doni veten tuaj (dhe të tjerët) ashtu si jeni, jo ashtu si ju mendoni që duhet të jeni – dhe ky ndryshim në qasje sjell një dnryshim të madh në shëndetin dhe lumturinë tuaj.

DASHURIA

Dashuria nuk është shaka, Gaforre. Në fakt me Nyjen Jugore, Saturnin dhe Plutonin në shenjën tuaj të kundërt për të gjithë 2019, është gjë serioze!

Kur gjërat shkojnë keq, mund të ndjeheni më të sigurt për ta projektuar fajin tek partnerët… por situata rrallëherë është kaq e thjeshtë. Nëse shmangni pjesnë tuaj të përgjegjësisë, thjesht do të bëni që të përsërisni të njëjtat gabime. E kush ka kohë për këtë?

Me dy eklipse diellore në Bricjap këtë vit (5 janar dhe 25 dhjetor), jeni gati të rifilloni. Por përpara se të ecni përpara në marrëdhënien aktuale, apo të tërhiqni një të re në jetën tuaj, duhet të kontrolloni bagazhet. Nëse çështje të pazgjidhura nga marrëdhënie të kaluara ju vënë poshtë, eklipsi hënor i 16 korrikut ofron shanse për çlirim emocional dhe shërim.

Deir në vjeshtë, gaforre ju do të jeni në një pozicion më të mirë për të ndërtuar marrëdhënien e shëndetshme dhe të lumtur që meritoni. Por edhe çiftet e lumtura grinden ndonjëherë, kështu që konfliktet shfaqen në fund të shtatorit dhe fillim të nëntorit, kur planetet tek Peshorja kuadrojnë Saturnin dhe Plutonin. Sigurohuni që t’i zgjidhni me dashuri dhe respekt reciprok. Qëndroni mendjehapur, ruani sensin e humorit dhe një qasje optimiste mbi gjërat që janë të mundura!

Në fund të fundit, lidhje të reja ngazëllyese janë të mundur në fund të vitit, me Mërkurin që do kalojë mbi dy muaj tek Akrepi (3 tetor-9 dhjetor). Mërkuri dhe planete të tjera personale tek Akrepi do i kundërvihen Uranit tek Demi, duke ju bërë të hapeni ndaj idesë së takimit të njerëzve të rinj, në mënyra të pazakonta dhe të papritura.

Një gjë është e sigurt: Nëse doni të gjeni dashuri në 2019, duhet të dilni nga guaska!

KARRIERA

Thonë se nëse bëni gjënë që doni më shumë, nuk do punoni asnjë ditë në jetën tuaj. Kjo është e vërtetë për ju në 2019. Me Jupiterin tek Shigjetari, ju po përzieni punën me kënaqësinë.

E vërtetë që ngarkesa juaj në punë mund të bëhet më e rëndë këtë vit. Por një rritje e kënaqësisë bën që kjo t’ia vlejë.

Sërish me tre kuadrime Jupiter-Neptun këtë vit (13 janar, 16 qershor dhe 21 shtator), përpiquni të mos jeni shumë idealistë për punën tuaj. Mund të jetë që e doni, por mos harroni që jeni aty për paratë. Dy takime Venus-Jupiter (22 janar dhe 24 nëntor) ofrojnë shpërblime, sa kohë që keni besim në vlerën tuaj.

Një eklips hënor tek Luani në 21 janar ju ndihmon të çliroheni nga modestia e rremë, dhe të gjeni kurajën për të kërkuar atë që meritoni. Dy takimet e Mërkurit tek Luani në verë, ofrojnë shumë shanse. Por zgjidheni me kujdes momentin tuaj, Gaforre, dhe përdoreni retrogradin e Mërkurit nga 7 deri në 31 korrik për të rishikuar arritjet tuaja dhe ndërtuar një bazë bindëse. Deri në 25 korrik, mund të shpërbleheni për nismën tuaj.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button