Your Life

Fatkeqësisht vlerën e jetës e kuptojmë, në momentet kur jemi duke e humbur atë…

“Mendova se do të vdisja, por jam gjallë falë 12 milimetrash distancë. Ne shkuam në një ditëlindje, por ishim ende herët, ndaj vendosëm të pinim diçka fillimisht. Ndërtesa ishte me dy kate të lidhura me njëri-tjetrin me shkallë spirale. Kur u futëm, pamë njerëzit të vraponin duke lënë ndërtesën. Ata po bërtisnin madje se duhet të largoheshim dhe ne bëmë po të njëjtën gjë. Shkova matanë rrugës për të blerë cigare nga një makineri.

Papritur, një plumb më goditi në shpinë dhe ndiej që kalimtarë të shumtë njoftuan ambulancën. Më dërguan me shpejtësi në spitalin “San Camillo” në Romë. Ju nuk mund ta besoni, por është një gjë surreal. Kur ndodh një gjë e tillë, thjesht mendon se je duke vdekur. Asnjë mendim tjetër nuk të kalon nëpër mendje. Gjëja e fundit që unë bëra, ishte t’i thoja të dashurës sime Martinës, e cila ishte pranë meje, se e doja shumë. Edhe pse kisha pak ditë që e njihja atë, mendoja se duhet ta dinte një gjë të tillë. Nëse plumbi do të më kishte kapur 12 milimetra më poshtë, do të prekte aortën abdominale dhe unë do të kisha vetëm 90 sekonda jetë”. – Manuel Bortuzzo, notar i njohur italian

Është e pabesueshme ndonjëherë se çfarë mund të ndodhë në vetëm pak sekonda. Jeta mund të ndryshojë rrënjësisht dhe të vetmen gjë që ke në dorë, është lutja ndaj Zotit. Lutje për të të siguruar jetesën. Notarit më sipër, plumbi i shkaktoi paralizë të gjymtyrëve të poshtme, por të paktën shpëtoi. Pra, arrin një moment në jetë, kur e kupton realisht vlerën e jetës dhe fatkeqësisht, një gjë e tillë ndodh vetëm në raste vështirësie…

Back to top button