Bota

FBI paralajmëron kompanitë ajrore: “Kujdes, hackerët rrezikojnë fluturimet”

Screen Shot 2015-04-23 at 09.23.22FBI ka lëshuar një paralajmërim për kompanitë ajrore. I ka ftuar që të bëjnë kujdes me kërcënimin e hackerëve që mund të marrin kontrollin e avionit duke shfrytëzuar portat e USB që tashmë janë të pranishme në secilën poltronë, apo edhe duke ndërhyrë në sistemet jokabllorë të vetë avionit.

Alarmin e ka dhënë një ekspert i sigurisë ajrore, Chris Roberts, që ndërkohë që ndodhej në bordin e një avioni të United Airlines, dëshmoi se ishte në gjendje të hapte një portë në sistemet e avionit. Nëse nga njëra anë kjo batutë i kushtoi Robertsit ndalimin për të fluturuar me të gjithë avionët e kompanisë, nga ana tjetër i ka hapur sytë qeverisë amerikane në lidhje me rrezikun konkret që hackerët mund të marrin kontrollin e avionëve të linjës.

Leave a Reply

Back to top button