Analiza

FEMIJA I DESHPERUAR! Kjo eshte fytyra e tragjedise

tragedyNjë fotografi e një djali të ri të dëshpëruar palestinez, i plagosur rëndë dhe duke ulëritur për babanë e tij, është kthyer në qendër të vëmendjes, pasi ka lidhje me konfliktin tragjik dhe të përgjakshëm në Gaza. Me të prera në fytyrë, bust, krahë dhe këmbë, fëmija ka kapur me thonj këmishën e njërit prej ndihmësve të spitalit, i cili është duke u përpjekur që ta vendosë djaloshin fatkeq në një shtrat, por ai nuk pranon. Ai kërkon me ngulm vetëm babanë e tij. “Intifada elektronike”, një faqe pro-palestineze, ka publikuar foton, e cila është bërë në spitalin al-Shifa në qytetin e Gazës të enjten e kaluar. ‘Fairfax’ ka raportuar se djaloshi i dëshpëruar kërkonte babanë e tij duke bërtitur me sa fuqi kishte. “Unë dua babanë tim, ma sillni babanë tim.” Gazeta palestineze pretendon se djaloshi i ri ishte një nga katër vëllezërit e motrat të cilët u sollën të plagosur në spital, dy prej të cilëve ishin vetëm nga tre vjeç. /shekulli online/

Leave a Reply

Back to top button