Nga Najat El Hachmi
Sa herë që hyj në internet, marr të njëjtin mesazh pa pushim:pranojini të gjithë kukis (cookies), skedarë të vegjël që dërgohen në shfletuesin tuaj nga një faqe interneti që e vizitoni. Ato e ndihmojnë atë faqe interneti të mbajë mend informacionin rreth vizitës suaj. Nuk duket se ka rëndësi që u kam thënë 100 herë “jo”. Ato rikthehen, sikur të jetë hera e parë që takohemi. Pavarësisht nëse jam duke kërkuar mbi orarin e trenave, duke bërë blerje në internet apo duke vizituar një faqe interneti qeveritare, të gjithë duan që unë t’u them po atyre.
Unë nuk e di se përse kanë nevojë për to, apo se ku përfundon i gjithë informacioni që ata marrin nga kompjuterët tanë. Ekspertët thonë se të dhënat janë nafta e re; një burim i pakufishëm fitimi. Rruga e vetme e rezistencës është të klikoni me durim dhe herë pas here mbi butonin “refuzoj”.
Sigurisht është e bezdisshme por unë vazhdoj ta bëj. Refuzoj ta pranoj humbjen. Nëse cookie-t do të më paraqiteshin si një kontratë të cilën mund ta negocioja, do të firmosja me kënaqësi. Nëse do të mund të thosha:“Shiko, shumica e kësaj që thoni më duket krejtësisht e arsyeshme, por ajo pjesë në nenin 3, pika B thjesht nuk është pëlqen. Ndryshoni kushtet, dhe do të keni marrëveshjen”.
Por kur politika e ‘cookies’ shfaqet para meje, ajo nuk është një opsion. Është thjesht ultimative:hesht dhe firmos. Ajo që me huton vërtet është momentin kur ato shfaqen sërish me kërkesat e tyre të bezdisshme.
Një problem tjetër – dhe ky është edhe më serioz – janë mediat sociale. Është një makinë, në të cilin ne vazhdojmë të rrotullohemi, tamam si brejtësish që vrapojnë mbi një rrotë, duke postuar mendimet, kujtimet, fotot tona dhe një mori gjërash të tjera të çmuara.
Dikur nuk do të kishim ëndërruar që t’ia jepnim të gjitha këto njerëzve që nuk i njihnim, dhe për qëllimet e të cilëve nuk mund të jemi të sigurt. Njerëzit janë revoltuar tani sepse Elon Musk ka vendosur një tarifë për disa shërbime në platformën Twitter, që deri dje ishte falas. Megjithatë, ne nuk e kemi problem të lëshojmë diçka më shumë nga privatësia jonë. Një “like” këtu, pak ekspozim atje:kjo është një kostoja për t’u paguar për nënshtrimin tonë të plotë.
Pronarët e kompanive të teknologjisë së madhe, nuk janë gjë tjetër veçse feudalë, pronarë të mëdhenj dixhitalë, të cilët na bëjnë të gjithëve të hamë nga duart e tyre. Sepse, ndër të tjera, komoditeti, shpejtësia, menjëhershmëria dhe aksesueshmëria që ofrojnë mjetet e tyre, na ka kthyer në të ndërvarur të krijimeve të tyre. / “El Pais” – Bota.al