Your Life

FIKSIMI TEK GABIMET / Kur “pemët” na pengojnë të shohim “pyllin”

Screen Shot 2015-09-25 at 09.38.05

Në vitin 2005, 37-vjeçarja Elaine Bromiley u shtrua në spital për një operacion të vogël në hundë. Kur rrugët e saj të frymëmarrjes u bllokuan, 3 mjekë u përpoqën t’i fusnin një tub poshtë fytit. Kur kjo tentativë dështoi, ata duhej të bënin një traketomi, pra të prisnin dhe hapnin laringun e saj, në mënyrë që të mund të merrte frymë.

Në vend të kësaj, mjekët vazhduan të përpiqeshin të vendosnin tubin, duke mos vërejtur se pacientja e tyre kishte nevojë jetike për oksigjen. Bromiley nuk u përmend më kurrë. Ky lloj gabimi – për shkak të fiksimit – u theksua në mënyrë emblematike në një eksperiment të vitit 1999 nga psikologët Daniel Simons dhe Kristofer Kabris.

Ata kërkuan vullnetarë, për të numëruar sa herë një grup njerëzish në një video kalonin mes tyre një top basketbolli. Gjatë klipit u shfaq edhe një grua e maskuar si një gorrillë, duke rrahur gjoksin. Aq të zhytur ishin vullnetarët në numërimin e pasimeve, saqë gjysma e tyre as që e vuri re gruan e maskuar. “Ne kemi një aftësi shumë të mirë, për të përqendruar vëmendjen tek gjërat të cilat i duam apo që janë të rëndësishme për detyrën tonë”- thotë Simons.

Por ndonjëherë kjo do të thotë se ne e humbasim toruan. Industria e aviacionit është marrë me këtë problem pjesërisht, duke e inkurajuar ekuipazhin të komunikojë. Në qoftë se një person e humbet mendjen, logjika thotë se të tjerët mund të nxjerrin atë nga kjo gjendje. Por edhe kjo nuk është aq e thjeshtë, sa mund të duket.

Para se linjat ajrore të fusnin këtë kulturë në vitet ‘80, kabina e pilotit prirej të ishte hierarkike, dhe ekuipazhi nganjëherë nuk ishte në gjendje që të sfidonte kapitenin, kur diçka shkonte keq. Këto dinamika mund të ndodhin ndërkaq edhe në sallën e operacionit. Gjatë operacionit të Elaine Bromiley, disa infermierë e vunë re se ajo kishte marrë ngjyrë blu, por mendonin se s’mund t’u thoshin mjekëve se çfarë duhet të bënin.

Duke qenë një një pilot, bashkëshorti i Elaine, Martin pa sesi praktikat e sigurisë së aviacionit, mund të jenë të dobishme edhe në kujdesin shëndetësor. Ai po zhvillon një fushatë për futjen e protokolleve të sigurisë, duke përfshirë kontrollin e listës së procedurave. Kjo kërkon që ekipet mjekësore të prezantojnë veten, ndërsa me gojë të konfirmojnë të dhënat kryesore të operacionit që janë gati të kryejnë.

Një studim nga kërkuesit në Universitetin e Torontos në Kanada, me mbi 80 stafe kirurgjike dhe mbi 170 procedura, tregoi se listat kontrolluese e reduktojnë në minimum mungesën e komunikimit, shkaku kryesor i gabimeve gjatë kujdesit shëndetësor, me dy të tretat e rasteve. Dhe ky hap për praktimin e tyre po rritet me shpejtësi.

Listë e plotë  e sigurisë kirurgjikale nga Organizata Botërore të Shëndetësisë, filloi në vitin 2008, ndërsa kërkohet tani edhe në spitalet publike në Mbretërinë e Bashkuar. “Është e qartë se përdorimi i listave të kontrollit të sigurisë në kirurgji, redukton në mënyrë të konsiderueshme komplikacionet dhe vdekjet potenciale”- thotë Bromiley, që ngriti organizatën  jofitimprurëse “Grupi i Faktorëve Njerëzorë në Spitale” për të nxitur këtë ndryshim. Gjithësesi, këto praktika nuk janë ilaçe. “Derikur njerëzit të jenë trajnuar për të përdorur si duhet listat kontrolluese, potenciali për përfitime të mëdha, do të jetë shumë më i vështirë për t’u arritur”. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button