Bota

Filantropia si qëllim fitimi. Sekretet e Clintonëve

screen-shot-2016-11-24-at-11-45-15

Nëse Donald Trumpi me të vërtetë do të donte që të ndiqte penalisht Hillary Clintonin, duhet ta bëjë këtë në lidhje me Fondacionin Clinton, një instrument diabolik – thotë shumëkush – që përdor filantropinë për të pasuruar Clinton-ët dhe “donatorët” e tyre. Bëhet fjalë për një instrument që funksionon veçanërisht mirë në vendet e dëshpëruar, me infrastrukturë të kufizuar, më mirë akoma nëse janë viktima të fatkeqësive natyrore, të tilla si Haiti. Fondacioni ndërfutet në flukset e ndihmave dhe i devijon në favor të donatorëve të tij të mëdhenj, me fjalë të tjera, filantropia shndërrohet në fitim. Pas tërmetit në Haiti, Digicel, ndërmarrje irlandeze, në pronësi të një miku të Bill Clintonit, miliarderit Denis O’Brien, mori fonde publike për të furnizuar me telefona celularë popullsinë, si ndihmë e “USAID për Ushqim dhe Paqe”.

Fondi administrohet nga Departamenti i Shtetit i SHBA, i cili në atë kohë ishte drejtohej nga Hillary Clinton. Digicel u shpërndau haitianëve telefona falas, paguar nga tatimpaguesit amerikanë, dhe në këmbim mori kontrata për përdorimin e tyre. Çdo herë që dikush i përdorte, qoftë për të bërë një thirrje, qoftë për të transferuar para, i paguante shërbimin Digicelit. Deri në vitin 2012, kompania kontrollonte më shumë se tre të katërtat e tregut të celularëve në Haiti. Ndërsa kompania e tij ishte duke negociuar marrëveshjen e telefonisë, O’Brien u siguroi Clintonëve tri kontrata për konferenca në Irlandë, për 200.000 $ në secilën. Midis viteve 2011 dhe 2012, O’Brien gjithashtu dhuroi pesë milionë dollarë për Fondacionin Klinton. Gjë e vogël, në krahasim me $ 45 milionë që mori në sajë të Clintonëve nga qeveria e SHBA, për të ndërtuar pas tërmetit një hotel me pesë yje në Port-au-Prince? / “Venerdi” – www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button