Kinema & TV

Filmat e 2016-s bazuar në libra të njohur

filma 2016

Prej vitesh, disa nga filma më të suksesshëm në Hollivud janë ata të mbështetur në libra, çka i ka shtyrë shtëpitë prodhuese të punojnë më pak me tekste origjinale. Edhe këtë vit pritet të dalin në ekrane disa filma të bazuar në libra.

“Besnikja” nga Veronica Roth
“Divergjentja” është një nga seritë që ka pasur më shumë sukses si libër dhe film. Këtë vit pritet të dalë pjesa e tretë, “Besnikja”, dhe ata që kanë lexuar librin dhe dy pjesët e para me siguri do t’i qëndrojnë besnikë.

“Libri i xhunglës” nga Rudyard Kipling
“Disney” ka bërë një numër të pafundmë versionesh të animuara bazuar në historitë klasike. I fundit në listë është ripunimi i “Libri i xhunglës” në një film aksion, që do të dalë në kinema këtë pranverë.

“Kapiten Amerika: Lufta civile” nga Mark Millar
Librat komikë janë letërsi, por jo të gjithë filmat me superheronj janë adaptime. Zakonisht studiot kinematografike për një film të caktuar kombinojnë një sërë subjektesh dhe elemente të librave të ndryshëm komikë. Përjashtim bën “Kapiten Amerika”, që bazohet në një seri komikësh, “Lufta civile”.

“Liza përmes pasqyrës” nga Lewis Carroll
Nëse ju përlqeu trajtimi surreal i “Liza në botën e çudirave” nga Tim Burton në 2010-n, me siguri do të entuziazmoheni me pjesën e dytë po nga Burton, “Liza përmes pasqyrës”, që del në kinema këtë vit.

“Vajza në tren” nga Paula Hawkins
Një nga librat më të vlerësuar të vitit, “Vajza në tren” e Paula Hawkins po realizohet film dhe me një kast të njohur aktorësh.

“Ferri” nga Dan Brown
Ka kaluar ca kohë që kur e kemi parë së fundmi profesor Robert Langdon, por Tom Hanks do të rikthehet me rolin këtë vit, në një prodhim kinematografik të librit “Ferri”. Nuk ndryshon as regjisori, Ron Howard drejton xhirimet e filmit të tretë bazuar në librat e Brown.

http://www.botimeshqip.com/revista/2016/01/filmat-e-2016-s-bazuar-ne-libra-te-njohur/

Leave a Reply

Back to top button