Analiza

Fitorja e Cameronit dhe humbja e dyfishtë e Bashkimit Evropian

Screen Shot 2015-05-12 at 2.13.41 PM

DOMINIQUE MOÏSI*

Zgjedhjet britanike zbuluan dy rreziqe. Sëpari, një Mbretëri të Bashkuar më të pakët, siç e tregoi rezultati i mirë i nacionalistëve skocezë të SNP. Më pas, Bashkimit Evropian do t’i duhet të përballet me një referendum vendimtar në vitin 2017, i premtuar nga Cameroni gjatë fushatës

“It’s the economy, stupid!” Ashtu si për Bill Clintonin në vitin 1992, ekonomia ishte vendimtare për David Cameronin, por këtë radhë në mënyrë pozitive. Kriza e ekonomike bëri të humbiste Bushi baba, megjithë bilancin e tij lavdërues në politikën e jashtme.

Ulja e papunësisë dhe rritja ekonomike siguruan kthimin triumfal të David Cameronit në 10 Downing Street. Në momentin kur konservatorët vinin theksin mbi rezultatet e mira të ekonomisë, laburistët bënë gabimin fatal, duke bërë një fushatë shumë majtas, ose ndryshe gauchiste.

Frika e ndryshimit mbizotëroi mbi të gjitha konsideratat e tjera, si në mënyrë paradoksale, siç ishte në rastin e suksesit të “Jo”-së në referendumin e mbajtur në Skoci në shtator të vitit 2014. Në të dy rastet, konsideratat ekonomike ishin vendimtare. Më duket se mund të nxjerrim dy

mësime nga zgjedhjet britanike, për zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2017.
Mësimet për vitin 2017
Mësimi i parë është se nuk mund të shpresohet të fitohet me rezultate ekonomike zhgënjyese, e thënë ndryshe, të këqija. Mësimi i dytë është i vlefshëm për të majtën, si për të djathtën, që mund të fitohet duke bërë një fushatë drejt qendrës. Sepse ai injoroi mësimet e përvojës së Tony Blairit, sepse ai ishte gabuar në lidhje me gjendjen shpirtërore të bashkatdhetarëve të tij – të cilët janë më të kënaqur të kenë punë, se sa të zemëruar përpara rritjes së pabarazive. Dhe Milliband humbi rëndë.

Ne mund të habitemi nga dështimi i sondazheve dhe me komentatorët të cilët parashikonin një rezultat shumë të ngushtë. Por përtej fitores së mahnitshme të David Cameronit, e lidhur

gjithashtu me rrënimin e Liberal-Demokratëve, zgjedhjet britanike njohën një fenomen revolucionar.
Sigurisht, bëhet fjalë për triumfin e nacionalistëve skocezë të SNP (Scottish National Party), e cila fitoi të gjitha vendet në Skoci, me përjashtim të 3 (56 nga 59).

Nacionalistët skocezë mund të mbajnë një fjalim ekonomik si Syriza në Greqi, dhe të deklarohen shumë të lidhur me Bashkimin Evropian. Votimi i 7 majit për ata ishte para së gjithash ekuivalenti i një “referendumi korigjues”.

Nicola Sturgeon, i bëri atyre të kuptonin se kishin një shans të dytë të kapnin dhe të largonin frikën e tyre. Të zhgënjyer nga sjellja e Londrës qysh me referendumin e shtatorit të vitit 2014, ata kanë votuar këtë herë me zemrën e tyre.

Tripatitizmi i ri
A mund të shkojmë deri aty, sa të themi se zgjedhjet e të enjtes së kaluar shprehin një humbje të dyfishtë të BE-së: Bashkimi në kuptimin britanik të termit? Dhe përtej, Bashkimi në kuptimin e Bashkimit Evropian, me një David Cameron triumfues, që do të mbajë premtimin e tij për një referendum për Evropën në vitin 2017? Përtej shifrave, sado spektakolare që ishin, zgjedhjet shprehin gjithashtu realitetin e ri politik, ekonomik dhe kulturor, që dje ende e quanin Mbretëria e Bashkuar. Një tripartitizëm i ri sapo ka lindur: Konservatorë, Laburistë, Nacionalistë skocezë. UKIP-i sigurisht mori një rezultat të rëndësishëm, por ai mori vetëm një vend dhe poshtërimi i madh është se udhëheqësi i saj, Nick Farage, nuk hyn në Parlament. Përtej këtij tripartitizmi të veçantë,

ekziston një realitet trepolar që është thelbësore të kuptohet, për të shpjeguar thellësinë e ndryshimeve që po ndodhin në sytë tona.
Pas fjalës Britani e Madhe, fshihen në realitet tre identitete të dallueshme. Tre dhe jo vetëm dy, siç e thonë atë shpesh për të theksuar përjashtimin skocez. Kemi Londrën, Skocinë dhe pjesën tjetër të Britanisë së Madhe, duke përfshirë Uellsin dhe Irlandën e Veriut.

Sigurisht, ekziston gjithmonë një ndryshim ekonomik dhe social i madh midis një Jugu më të pasur dhe më konservator dhe një Veriu më modest dhe më laburist. Por vetëm këto ndryshime nuk mjaftojnë të kuptojmë realitetin shpërthyes të vendit. Kozmopolite, multikulturore, plot energji dhe dinamizëm, Londra në fakt, në mënyrë objektive e ka lënë Mbretërinë e Bashkuar ashtu siç

Skocia e SNP dëshiron të lejë Bashkimin, pas më tepër se tre shekujsh në një sistem, i cili ka funksionuar mirë.
Pasojat për Evropën

Britania e Madhe e David Cameronit është në kryqëzim të rrugëve. Deri ku kryeministri i sapo zgjedhur mund të shkojë në koncesionet me Skocinë, për të ruajtur unitetin e mbretërisë? Dhe e kundërta, çfarë koncesione do të arrijë ai të marrë nga Bashkimi Evropian, për të mbajtur Britaninë e Madhe në Evropë?

Cilat mund të jenë pasojat e zgjedhjeve britanike për Evropën? Në Berlin, ku unë gjindesha në fillim të javës së kaluar, megjithëse në nivelet e larta politike ndjehen afër ekonomikisht me konservatorët – ndiheshin të shqetësuar për

rezultatin e një referendumi që e shikonin të profilohet në horizont.
Përballë kësaj “shpate të Demokleut”, aleanca me Parisin imponohet më tepër se kurrë. Dhe në këtë kontekst, e ardhmja e gjykuar e pasigurt e vetë Francës, bëhet akoma më e rëndësishme. Dhë nëqoftëse në vitin 2017, Britania e Madhe do t’i thotë “Jo” Evropës në momentin dhe kur Franca t’i thotë “Po” Marine Le Penit? Një skenar shumë alarmant, pa dyshim, por që pasqyron shqetësimet e Gjermanisë dhe frikën e saj për t’u gjetur shumë vetëm në Evropë, si vendi i fundit i madh “me të vërtetë evropian”, sigurisht me Poloninë. Me këtë pyetje taktike: Franca nuk e tepron me kërcënimin e Frontit Nacional për të arritur koncesione nga Gjermania në gjirin e Bashkimit Evrropian, me një fjalim të tipit: “Nëqoftëse ju jeni shumë

këmbëngulës me ne, ju përgatisni shtratin e Frontit Nacional!”
Britanikët mund të ndihen shumë larg Evropës, zgjedhjet e tyre u ndoqën shumë nga afër nga evropianët, të cilët shqetësohen nga perspektiva pa një Britani të Madhe në Evropë dhe në botë.

* Dominique Moïsi, profesor në King’s College të Londrës, dhe këshilltar në Institutin Francez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare

 

Leave a Reply

Back to top button