Shkence

Fitorja e gjitarëve / Kur paraardhësit tanë mposhtën fluturakët dhe zvarranikët

Pas goditjes së meteorit gjigand, dinosaurët u përpoqën të ripushtonin planetin tonë. Dinosaurët e vetëm që mbijetuan, zogjtë, u rritën në madhësi gjigante me këmbë të forta dhe nofulla të fuqishme, dhe disa prej tyre ishin ndoshta në krye të zinxhirit ushqimor. Të afërmit e tyre me luspa, krokodilët, gjithashtu bënë përpjekje për t’u bërë dominues. Disa evoluan në gjigantë dhe të tjerë u bënë shpejt grabitqarë tokësorë, që ushqeheshin me paraardhësit e gjitarëve.

Edhe gjarpërinjtë u bashkuan në këtë betejë, duke prodhuar shtrënguesin Titanoboa, 14 metra i gjatë. Çdo grup kafshësh shfaqi një zhvillim shpërthyes evolucionar, në një përpjekje për të marrë fronin e lënë nga dinosaurët e mëdhenj. Megjithatë, të gjithë u vunë përfund nga një grup i vogël insektivorësh, të ngjashëm me minjtë, të cilët shumë shpejt u zhvilluan në morinë e formave të ndryshme të jetës, që dominojnë botën sot. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button