Shkence

Fizika kuantike në pesë hapa

  1. Çdo gjë në Univers përbëhet nga grimca elementare që ndërveprojnë në mënyrë konstante me njëra-tjetrën. Këto thërrmija përfshijnë elektronet, kuarket dhe Higgs bosonin, që kohët e fundit ka ngjallur shumë interes.
  2. Nuk është e mundur për ne të dijmë ekzaktësisht se si lëvizin rreth e rrotull këto thërrmija nënatomike. Më e mira që mund të bëjmë është që të përllogarisim probabilitetin që diçka të ndodhë.
  3. Për të llogaritur probabilitetin që një elektron të lëvizë drejt pikës X, ne i caktojmë një numër secilës rrugë, dhe më pas i mbledhim numrat. Duhet të konsiderojmë që elektronet lëvizin në çdo rrugë të mundshme.
  4. Grimcat kërcejnë si të çmendura, duke lëshura dhe përthithur grimca të tjera teksa lëvizin. Eshtë vërtetë mbresëlënëse që, bota e rregullt që ne përjetojmë përditë, del nga kjo anarshi nënatomike.
  5. Bota moderne është ndërtuar duke përdorur teknologjinë, që mbështetet mbi kuptimin që ne kemi për fizikën kuantike, që nga lazerat tek skanerat mjekësorë, e deri tek chip-et e silikonit që i japin fuqinë kompjuterav dhe celularëve tanë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button