Motivuese

Fjalët motivuese të Justin Timberlake, që çdokush duhet t’i lexojë…

Në vitin 2017, gjatë mbajtjes së show-t iHeart Radio Music Awards, erdhi edhe momenti kur duhet të jepnin çmimin “Innovator” (çmimi i novatorit), i cili, siç e thotë edhe vetë emri, duhet t’i shkonte dikujt që kishte sjellë risi me muzikën e tij dhe me atë çfarë kishte transmetuar tek fansat e tij. Çmimi i shkoi këngëtarit të mirënjohur, Justin Timberlake, i cili e shfrytëzoi momentin edhe për të mbajtur një fjalim motivues për të gjithë të rinjtë që paragjykohen dhe tallen si ndryshe nga të tjerët, për çfarëdo lloj gjëje. Fjalët e tij ishin:

“Për fat të mirë, mamaja më tha se të isha ndryshe, ishte diçka e mirë. Se të ishte ndryshe do të thoshte që mund të bëje një diferencë. Nëse edhe ti je një i ri, siç kam qenë unë dikur, dhe dikush të thotë se je i çuditshëm, apo ndryshe nga të tjerët, apo çdo gjë tjetër negative, unë jam këtu për të të thënë se kritikat e të tjerëve nuk vlejnë aspak. Fjalët e tyre një ditë do të harrohen, ti do të ekzistosh dhe ndaj s’duhet t’i kushtosh atyre fjalëve rëndësi. Qëndro “i çmendur”, ëndërro, puno fort dhe nuk i dihet, ndoshta një ditë do ta shohësh veten duke qëndruar në një skenë dhe ndoshta ndonjë ditë, dikush do të të japë një çmim, duke të të quajtur një novator. Ëndrrat nuk punojnë për t’u realizuar, deri në momentin që ti punon për t’i realizuar ato”.

Leave a Reply

Back to top button