Motivuese

Fjalimi përlotës i Terry Crews për babanë e tij të dhunshëm, që çdokush duhet ta lexojë

Kujtimi më i hershëm i fëmijërisë sime është ai i babait tim që e goditi mamanë time me gjithë forcën e tij. E pashë mamin të binte në dysheme dhe mendova: “Ai thotë se e do atë. Çfarë mund të më bëjë ai mua?”. Doja vetëm ta mbroja mamanë time. Ndihesha tepër i pafuqishëm aq i vogël sa isha. E mendova me plot siguri se duhet të bëhesha i fortë, në mënyrë që ta mbroja mamin tim.

Sa herë që ai vinte në shtëpi, ne ishim të frikësuar. Imagjinoni që qysh në moshën 14 vjeçare unë kam urinuar në shtrat, sepse ne ishim të dy të frikësuar. Ne nuk dinim se çfarë mund të na ndodhte me atë në shtëpi. Rastiste të zgjohesha me zhurmën e thyerjes së gotave, me zërin e lartë të mamit tim të qante e të ulërinte. Ishte një makth. Jetova një makth për vite të tëra.

Mbaj mend që mami më vinte në dhomën time dhe më thoshte: “Ne duhet të ikim. Mblidh gjërat e tua, sepse do të ikim nga kjo shtëpi”. I paketonim gjërat dhe ajo vinte sërish dhe thoshte: “Nuk do të ikim. Nuk kemi ku të shkojmë”. Unë ia ktheja: “Eja të ikim kudo ku të jetë e mundur. Edhe në rrugë, nëse nuk kemi mundësi tjetër. Por ajo nuk mund ta bënte dot këtë gjë dhe duhet ta kuptoni se njerëzit në një situatë të tillë ndihen plotësisht të pashpresë. Ne ishim të pashpresë.

Por ato ngjarje lanë pasoja të rënda tek unë. Mbaj mend që ka pasur raste kur unë i kam bërtitur vajzës sime të vogël, sikur të kisha përballë një burrë 30 vjeçar si im atë. Pastaj e telefonoja disa herë dhe i kërkoja të falur, duke i thënë se edhe babi gabohet. Kjo mënyrë e të vepruarit më ndihmoi tejmase të ndryshoja.

Duhet të kuptoni diçka, unë isha vërtet i suksesshëm në atë kohë, por suksesi është ndonjëherë vendi më i ngrohtë për t’u fshehur. Ngjarjet e rënda prekin këdo, por asnjë mashkull i rritur, asnjë femër e rritur dhe asnjë fëmijë nuk duhet ta lejojë të trajtohet më pak se një qenie njerëzore.

Është e lehtë të mendosh se në një situatë të tillë duhet të largohesh. Kjo është zgjedhja e duhur. E pranoj. Por që të largohesh nga dikush që të dhunon, të duhen tri distanca. Distanca fizike, emocionale dhe ajo financiare. Ka shumë të ngjarë që të mos i kemi të trija këto mundësi, ndaj unë dua të promovoj diçka ndryshe. Kam bërë reklama nga më të ndryshmet për televizionet, për produkte të ndryshme etj, por sot dua të flas për qendrat e këshillimit të personave të dhunuar. Ju duhet të shkoni atje. Ju duhet të fitoni besimin dhe shpresën e humbur përmes ndihmës së një personi të kualifikuar. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button