Shendeti

Fli mirë, që të jesh më mirë

Screen Shot 2016-07-01 at 10.59.05

Cilësia e pushimit tonë duhet të jetë një pjesë rutinore e kontrolleve shëndetësore

Nga Catherine de Lange

Gjatë një vizite rutinë tek mjeku kardiolog, ju mund të prisni matjen e presionit të gjakut dhe indeksit të peshës trupore, si dhe t’iu bëhen disa pyetje në lidhje me dietën ushqimore, ushtrimet fizike dhe konsumin e alkoolit. Pyetja që ndoshta mjeku nuk do t’i bëjë është “Si e bëni gjumin?” Nëse jeni serioz në lidhje me masat parandaluese për shëndetin, ky është një element tepër i rëndësishëm.

Gjumë i keq është një faktor i madh rreziku për obezitetin, diabetin, çrregullimet e humorit dhe mosfunksionimin imunitar. E thënë thjesht, një gjumë i keq mund t’iu shkurtojë jetën. E si të zgjidhet ky problem? Edhe pse ka zakone dhe truke të ndryshme për të fjetur që ne të gjithë mund të adopotojmë, nevojat e gjithësecilit janë të ndryshme. Se pse është kështu, kjo nuk është kuptuar mirë.

Ndoshta dallimi më i madh është mungesa e kërkimeve sa i përket gjumit të grave. Gratë zakonisht raportojnë cilësi më të dobët të gjumit dhe flenë me më shumë ndërprerje, ndaj dhe rreziku i pagjumësisë është 40 përqind më e lartë se sa tek meshkuj. Ky dallim gjinor është i lidhur fort me rrezikun më të madh të depresionit, dhe një mori sëmundjesh të tjera.

Megjithatë, gratë dhe femrat tek kafshët janë të nënpërfaqësuara në studimet mbi gjumin dhe çrregullimet e tij, dhe arsyet mbi dallimet gjinore në këtë aspekt janë ende të panjohura. Pastaj janë edhe adoleshentët. Trazimet e tyre hormonale shkaktojnë efekte serioze në aftësinë e tyre për të fjetur, por njohuritë aktuale lënë shumë për të dëshiruar.

Prindërit mund të mendojnë se ata kanë nevojë të vendosin një farë rregjimi mbi gjumin, por studimet tregojnë se diskutimi pozitiv mes prindërve dhe adoleshentëve është alternativa më e mirë. Në anën tjetër të spektrit të moshës, të rriturit më të vjetër kanë një problem me pilulat e gjumit. Në mënyrë paradoksale, marrja shpesh e tyre nuk bën gjë tjetër veçse i përkeqëson problemet me gjumin.

Përfundimi për të moshuarit? Përdorimi i ilaçeve për gjumin nuk duket se promovon një gjumë të shëndetshëm. Me përdorimin e teknologjisë moderne në monitorimin e gjumit, mjekët kanë tanimë mundësinë të ndërhyjnë në mënyrë të individualizuar. Dhe, në vend se të urdhërohen të hanë 5 pesë në ditë ose të pijnë më pak se 21 herë në javë, këshillimi se si të flenë orët e duhura gjatë natës, është diçka që ne mund të gjithë mund ta mirëpresim. /Health – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button