Histori

Flijojini! Nga Mesdheu, në Amerikën e Majave, asnjë qytetërim nuk i ka shpëtuar “haraçit” më ekstrem

Screen Shot 2016-04-15 at 16.42.56

Sa herë që duan t’u kërkojnë diçka idhujve të tyre, për t’i bindur që të pranojnë kutjen e tyre, çojnë përpara tyre shumë vajza dhe djem, apo edhe burra e gra, dhe i çajnë kraharorin, e ndërsa janë ende gjallë i heqin zemrën dhe organet e brendshme, duke djegur këto të brendshme përpara perëndive të tyre dhe duke u ofruar atyre si flijim tymin. Disa prej nesh e kemi parë të gjithë këtë dhe mendojmë se është gjëja më e tmerrshme që na kanë zënë ndonjëherë sytë”. Kështu, rrëfente 490 vjet më parë Hernan Cortes, konkuistadori spanjoll tek fliste për aztekët, të cilët më vonë i mposhti dhe i nënshtroi. Ia kishte dërguar këtë përshkrim të tmerrshëm perandorit Karli V në letrën e tij të parë relatuese që nga Meksika.

Cortes nuk ishte një njeri që impresionohej kollaj, apo alergjik ndaj gjakut: që nga viti 1519 deri në 1521 për të mbushur me flori arkat e tij, ai kishte kryer një genocid të vërtetë. Që do të thotë se, nëqoftëse nëpër letrat që dërgonte në drejtim të perandorit kishte përshkrime të tillë drithërues, atëherë ato që kish parë duhej të kishin qenë me të vërtetë llahtarisëse. Victor Davies Hanson, një shkrimtar i njohur amerikan konfirmon: në Tenochtitlan (sot Qyteti i Meksikos) gjatë disa festave në nder të perëndisë gjarpër që thirrej Quetzalcoati mund të vriteshin deri në 20 mijë persona brenda 24 orëve me një ritëm “më të lartë se sa rekordi ditor i kampeve të përqendrimit të Auchvicit apo Daçaut”.

Përveç aztekëve, edhe popuj të tjerë…

[real3dflipbook id=”1082″]

Leave a Reply

Back to top button