Bota

Flota ruse demonstron forcën pranë Anglisë

screen-shot-2016-10-15-at-7-07-35-pmNjë aeroplanmbajtëse dhe disa anije të tjera ushtarake ruse pritet të lundrojnë  nëpër ngushticën e Lamanshit në fund të tetorit, raporton gazeta britanike “Independent”.

Marina Mbretërore është duke u përgatitur për të ndjekur dhe për të vëzhguar me një flotë prej deri në tetë anije kur rusët të kalojnë pranë Britanisë në rrugën e tyre për të bombarduar zonat e mbajtura nga rebelët e Sirisë. Zgjedhja e rrugës ka qenë përshkruar si “pompozitet” nga një burim i flotës detare britanike, dhe vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Londrës dhe Moskës po përkeqësohen për shkak të sulmeve të vazhdueshme ajrore ruse në Aleppo.

Ndërkaq, një skuadrilje avionësh të NATO-s do të patrullojë dhe monitorojë flotën ushtarake, kur të jetë në afërsi të Britanisë së Madhe në fillim të javës së ardhshme. Një zëdhënës i Royal Navy tha për gazetën “The Independent ” se Mbretëria e Bashkuar dhe NATO bashkëpunojnë rregullisht për monitorimin e anijeve nga kombe të tjera, kur ata hyjnë në zonën tonë të interesit”.

Por një burim tjetër nga Ministria e Mbrojtjes i deklaroi “The Times” lundrimi i aeroplanmbajtëses “Admirali Kuznetsov”,  është moment “i rëndësishëm” dhe besojnë në këtë rast se Vladimir Putin do ta përdorë udhëtimin si një mundësi për të treguar forcën ushtarake të Rusisë ndaj Britaninë, raporton gazeta “The Telegraph”. Avionët e NATO-s pritet të nisin një stërvitje në brigjet britanike dhe franceze, ndërsa anijet mund të dislokohen në veri të Skocisë për të kryer ushtrime, duke përfshirë bombardimet.

Një ish-drejtues i marinës deklaroi të premten për The Telegraph se Rusia rrezikon të shtojë tensionet edhe më tej. Udhëtimi përmes kanalit anglez nuk është tipike për anijet ruse që drejtohen për në Siri. Në vend të kësaj, mund të përdornin ngushticën e Bosforit, që lidh Detin e Zi dhe Detin Mesdhe në qytetin turk të Stambollit. Por “Admiral Kuznetsov” aktualisht ndodhet në Severomorsk pranë Murmansk në veri-perëndim të Rusisë, në afërsi Norvegjisë dhe Finlandës./TemA TV

Leave a Reply

Back to top button