Ky motiv i ndërlikuar me ngjyra ylberi është vëzhgimi i parë i drejtpërdrejtë i “fluturës së Hofstadter-it”, një “krijesë” teorike që fshihej mes dy shtresave të grafenit, me krahë të vizatuara nga skema vetëpërsëritëse.
Ekzistencën e saj e teorizoi, në një artikull të vitit 1976, profesori Douglas Hofstadter, informaticien dhe pedagog në Indiana University në Bloomington (SHBA). Sipas parashikimeve të tij, në botën kuantike dhe në kushte të veçanta, elektronet mund të organizohen në struktura përsëritëse — fraktale — duke gjeneruar një model me tipare befasuese, shumë të ngjashme me vizatimin e një fluture.
Sot, një ekip i Princeton University mund ta ketë zbuluar thuajse rastësisht (siç ndodh shpesh me zbulimet e mëdha). Studiuesit po hetonin sjelljen e elektroneve duke kaluar rrymë përmes fletëve të grafenit nën efektin e një fushe magnetike. Rradhitja mes shtresave dukej e papërsosur, por ata vendosën të vazhdonin sidoqoftë: dhe kështu, mes fushës magnetike nga njëra anë dhe rrjedhës së elektroneve nga ana tjetër, u shfaq flutura e parë e Hofstadter-it e vëzhguar realisht. / bota.al