Shkence

Fluturimi sekret i amerikanëve. 500 ditë në hapësirë, dhe askush nuk thotë asnjë fjalë

screen-shot-2016-10-15-at-12-32-04-pm

Në 20 maj 2015, Aeronautika Ushtarake e SHBA lëshoi për herë të katërt në hapësirë anijen kozmike pa ekuipazh X-37B. Ishte misioni i katërt, i fshehtë, ashtu si gjithë të tjerët.

Sot, 500 ditë më vonë, anija kozmike vazhdon të vërtitet në orbitë përreth Tokës: jashtë mjediseve ushtarake, askush nuk e di se cfarë po bën atje lart dhe për sa kohë do të vazhdojë të qëndrojë në orbitë. Hipotezat dhe historitë përreth X-37BH janë gjithnjë e më të shumta, të ushqyera edhe prej komplotizmave: disa thonë që është sateliti spiun i radhës, të tjerë thonë se është një instrument për të ndërhyrë në sinjalet e satelitëve të tjerë apo për t’i shkatërruar, ndërsa të tjerë shprehen se ka të bëjë me të parin stacion hapësinor kinez.

Mes të shumtëve, nuk mund të mungonin edhe ata që thonë se është një anije kozmike për kontrollin e UFO-ve që mbërrijnë nga hapësira e thellë.

MISTER!

Të gjithë hipotezat janë të vlefshme (me ndonjë rezervë për Ufo-t). Nga deklaratat e pakta zyrtare duket se misioni ka eksperimentuar materiale që do të shërbejnë për ndërtimin e sondave dhe bazave ajrore.

KATER MISIONET

Misioni i parë i Air Force, i quajtur OTV-4 nisi në prill 2010, duke ushqyer menjëherë gjithfarësoj hipotezash, të ushqyera edhe prej vëzhgimeve të ndryshme të astrofilëve – për shembull, që anija kozmike fluturonte mbi të njëjtin rajon të Tokës, cdo katër ditë.

Pentagoni mohoi kategorikisht që kish të bënte me armë hapësinore, por duke pranuar se një prej objektivave ishte ai që të ndihmonte ushtarakët amerikanë të angazhuar në misionet në Tokë. Deklarata të turbullta, që si pasojë patën vetëm nxitjen e më shumë teorive komplotiste.

Misioni i dytë OTV-4 nisi në mars 2011: qëndroi në orbitë për 468 ditë. I treti, X-37B zgjati 675 ditë: misioni aktual mund të zgjasë edhe më shumë.

PASIGURI

Pra, shumë pak dihet për qëllimet e tij. Në tërësi, gjithë sa mund të thuhet është se X-37B ka treguar se mund të rrijë në hapësirë për një kohë të gjatë. Duke përdorur vetëm energji diellore (ndoshta).

Air Force ka nënvizuar se tre fluturimet e parë kanë treguar efektshmëri në teknologjitë e rifutjes në Tokë, uljes dhe ripërdorimit. Sigurisht, edhe efektshmërinë e një strukture në gjendje që të fshehë cdo gjë nga një mision i gjatë hapësinor. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button