Enciklopedike

Fluturon 16.000 km sepse nuk terhiqte dot para nga llogaria e tij bankare

fluturim koreNjë burrë australian është detyruar të bëjë me mijëra kilometra fluturim duke u përpjekur të tërheqi para nga llogaria e tij bankare, pas një përmirësimi të sigurisë nga banka e cila e ktheu kartonin e bankomatit të tij në të pavlefshme.

Konsulentit të Arsimit, Robert Lewis i dolën probleme kur kërkoi të tërheqë paratë e tij, duke u përpjekur të përdorë kartën e tij bankare HSBC, të lëshuar në Hong Kong në vitin 2011, në qytetin e tij në Wagga Wagga Australi, raporton South China Morning Post. Atij ju tha se do t’i duhej të bënte një udhëtim 10-orësh vajtje ardhje për të arritur degën e HSBC në Sydney për të plotësuar një ndryshim të adresës në formularin e aplikimit pasi i duhej të ishte vetë present, në mënyrë që të merrte një pajisje të sigurisë për internetin.

Por problemet e tij u shtuan kur dega e tij e origjinës së Hong Kongut e refuzoi kërkesën, duke thënë se nënshkrimi i tij nuk korespondonte me të dhënat që ata dispononin për të. Lewis nuk kishte zgjidhje tjetër përvecse të bënte nje fluturim një tjetër 7,400 km (4,600 milje) drejt Hong Kongut për tu treguar zyrtarëve të bankës pasaportën dhe kartën e identitetit, e ku më në fund gabimi u zgjidh.

“Hong Kongu mund të kishte folur me Sidnein dhe të dërgonte me faks një kopje të dokumentave,” thotë Lewis, i cili është duke kërkuar dëmshpërblim për kostot e tij të udhëtimit dhe një pagesë të vullnetit të mirë për shqetësimin. Ai thotë se pret më shumë nga një bankë e cila e reklamon veten si “bankë lokale botërore”.

“Kjo më ka kushtuar mua një sasi të pabesueshme të kohës dhe të të ardhurave, bezdi, stres dhe ankth. Është vështirë ta presësh këtë gjë nga një bankë ndërkombëtare,” tha ai në Post.

Banka ka kërkuar ndjesë për gabimet e saj në përpunimin

Leave a Reply

Back to top button