Shkence

Ekuacioni im i fundit, është ai i dashurisë! Letra e Einsteinit dërguar vajzës së tij

Screen Shot 2015-06-30 at 10.58.34

Një letër nga Albert Einstein dërguar vajzës së tij shpjegon më së miri forcën më të madhe: Dashurinë.

Në fund të vitit të 80-të, Lieserl e bija e gjeniut të famshëm, i dhuroi plot 1,400 letrat e shkruara nga Einsteini, Universitetit Hebraik, duke urdhëruar që mos i publikojnë deri sa të kalojnë dy dekada nga vdekja e tij. Dhe kjo është një prej tyre dërguar Lieserl Einsteinit.

Letra nga Albert Einsteinit dërguar vajzës së tij:

Kur unë propozova teorinë e relativitetit, shumë pak njerëz më kuptuan, dhe ajo çfarë do të zbulojë tani për t’ia transmetuar njerëzimit, gjithashtu do hasë në debate, keqkuptime dhe paragjykime në botë.

Kërkoj nga ti që të ruash letrat për aq kohë sa është e nevojshme, vite, dekada, derisa shoqëria është mjaft e përparuar për të pranuar atë çfarë do shpjegoj më poshtë.

Ekziston një forcë jashtëzakonisht e fuqishme, që deri më tani shkenca nuk ka arritur t’i gjej një shpjegim formal. Është një forcë që përfshin dhe rregullon gjithë të tjerat, dhe madje është prapa çdo fenomeni që vepron në univers, dhe e cila ende nuk është identifikuar nga ne. Kjo forcë universale është DASHURIA.

Kur shkencëtarët kërkuan një teori të unifikuar të universit, ata harruan forcën më të fuqishme dhe të paparë. Dashuria është dritë, që ndriçon ata që japin e marrin atë. Dashuria është graviteti, sepse i bën disa njerëz të ndjehen të tërhequr ndaj të tjerëve. Dashuria është fuqi, sepse shumëfishon më të mirën që kemi, dhe i lejon njerëzimit të mos shuhet në egoizmin e vet të verbër.

Dashuria shpalos dhe zbulon. Për dashuri ne jetojmë dhe vdesim. Dashuria është Zoti dhe Zoti është Dashuria.

Kjo forcë shpjegon çdo gjë dhe i jep kuptim jetës. Kjo është diçka e ndryshueshme që e kemi injoruar për një kohë të gjatë, ndoshta për shkak se jemi frikësuar prej dashurisë, sepse ajo është energjia e vetme në univers, që njeriu nuk ka mësuar ta largojë me dëshirë.

Për t’i dhënë dashurisë dukshmëri, kam bërë disa zëvendësime të thjeshta në ekuacionet e mia të famshme. Në vend të E = mc2, ne e pranojmë se energjia që shëron botën, mund të merret përmes dashurisë së shumëzuar me shpejtësinë e dritës në katror, dhe arrijmë në konkluzionin se dashuria është forca më e madhe, për shkak se nuk ka kufij.

Pas dështimit të njerëzimit në përdorimin dhe kontrollin e forcave të tjera të universit që janë kthyer kundër nesh, është urgjente që ne të ushqejmë veten me një lloj tjetër energjie…

Nëse dëshirojmë që speciet tona të mbijetojnë, nëse dëshirojmë të gjejmë kuptimin e jetës, nëse dëshirojmë të shpëtojmë botën dhe çdo qenie të ndjeshme që banon brenda saj, dashuria është e vetmja përgjigje.

Ndoshta nuk jemiende të gatshëm të prodhojmë një bombë të dashurisë, një pajisje mjaft të fuqishme sa për të shkatërruar krejtësisht urrejtjen, egoizmin dhe lakminë, që po e dërrmojnë planetin.

Megjithatë, çdo individ mbart brenda vetes një gjenerator të vogël por të fuqishëmtë dashurisë, energjia e të cilit po pret tëçlirohet.

Kur ne tç mësojmë të marrin dhe japim këtë energji universale, e dashura Lieserl, atçherç do tç themi se dashuria i mposht të gjitha, dhe është në gjendje tç kapërcej gjithçka, sepse dashuria është thelbi i jetës.

Unë pendohem thellë që nuk kam qenë në gjendje të shpreh atë çfarë ka në zemrën time, e cila në heshtje ka rrahur për ty gjithë jetën time. Ndoshta është tepër vonë të kërkoj falje, por pasi koha është relative, më duhet të them se të dua dhe falë teje kam arritur në përgjigjen finale!

Leave a Reply

Back to top button