Enciklopedike

Forma e aeroportit të Denverit, për të “zbutur” indianët e varrosur aty?

Forma e cadres, vendvarrimi i indianeve, muralet qe te kujtojne nazistet dhe frimasonet, si dhe ritet masonike te gruas se kryebashkiakut, para se te hapej aeroporti

Screen Shot 2015-04-24 at 13.40.52Aeroporti Ndërkombëtar i Denverit është më i madhi në SHBA, dhe i treti për nga madhësia në botë. Ata që merren me teori konspirative thotë se ai është në fakt një mbulesë sekrete për selinë nëntokësore të Rendit të Ri Botëror. Arsyetimi është se baza është shumë larg nga qendra e Denverit, 25 milje. Aeroporti është shumë i gjerë, dhe ka një pamje arkitekturore shumë të cuditshme. Ndërtesa kryesore përbëhet nga një strukturë në formë cadre, e ngjashme me një cirk, e formuar me copë të bardhë, që është projektuar për t’u kujtuar udhëtarëve majat e mbuluara me dëborë të Maleve Shkëmborë, të cilët mund të shihen prej aeroportit. Por mbështetësit e teorive konspirative pretendojnë se ai është projektuar për t’u ngjarë teepee-ve indiane, në një përpjekje për të zbutur shpirtërat e indianëve të vdekur dhe varrosur aty. Eshtë fakt se ndërtesa e aeroportit e ka qendrën pikërisht në atë që dikur ka qenë një vendvarrimi për indianë. Por më të frikshme janë muralet në ndërtesën kryesore. Projektuesit pretendojnë se u është kërkuar të përdorin simbole të tillë si Dielli i Zi i nazistëve, si dhe një skenë që paraqet shkatërrimin e një qyteti dhe një pylli, me një vajzë që mban në dorë një tabletë të majave ku ndodhet profecia për fundin e botës. Ndërkohë që edhe më fillestarët e teorive konspirative do të të thonë se emri i sallës “Holli i Madh” të sjell menjëherë në mendje Frimasonët. Eshtë fakt që muralet janë porositur nga Vilma Ueb, bashkëshortja e kryebashkiakut të Denverit, dhe që ajo ka kryer rite masonikë në aeroport përpara se ky të hapej.

Leave a Reply

Back to top button