Bota

Forum / Për krizën e emigrantëve, dështimi i BE ishte strategjik

Bashkimi Evropian ka nënshkruar një marrëveshje me Turqinë, në përpjekje për të ndalur rrjedhjen e emigrantëve në Evropë, në këmbim të heqjes së kufizimeve të vizave dhe rifillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Ka shumë elementë të diskutueshëm në këtë marrëveshje, por që gjithësesi duket të jetë e vetmja zgjidhje praktike për menaxhimin e krizës. A duhet fajësuar Brukseli për këtë krizë, apo keqmenaxhimin e situatës? 

Screen Shot 2016-03-14 at 09.16.01

Nga Roula Khalaf

A e ka shkaktuar BE-ja krizën emigrantëve? Sigurisht që jo. A dështoi të parandalojë atë, dhe nuk arriti ta menaxhojë? Përfundimisht po. Sirianët formojnë grupin më të madh të emigrantëve, por Brukseli nuk është përgjegjës për luftën civile në Siri, bomba që janë lëshuar mbi miliona civilë, apo rrjetet e kontrabandës që transportojnë emigrantët drejt brigjeve evropiane.

Megjithatë vendet kryesore anëtare të BE, do të kishin patur përfitime më të mëdha strategjike, nëse do të kishin investuar shumë më herët në mbajtjen e refugjatëve afër shtëpisë. Disa miliona sirianë u grumbulluan në Turqi, Jordani dhe Liban, që në vitet e para të luftës. Asnjë nga këto vende nuk mori mbështetjen e mjaftueshme financiare për të përballuar barrën e refugjatëve.

Siç mund të parashikohej, teksa lufta po tejzgjatej, refugjatët filluan të kërkojnë për një strehim më të përhershëm dhe premtues – dhe kështu nisën marshimin drejt Evropës, ndërsa trafikantët ndjenë mundësinë e përfitimeve të mëdha financiare.

Qeveritë evropiane qenë gjithashtu të vonuar në njohjen e rëndësisë së luftës në Siri, dhe prirjen e saj për të shkaktuar kaos edhe përtej kufijve të vendit. Kur armët kimike u përdorën kundër civilëve, dhe kur përgjegjësit nuk vuajtën asnjë pasojë, çfarë u mbeti sirianëve të besonin, përveçse shpresa e tyre e vetme për të mbijetuar ishte të largoheshin jashtë vendit?

Leave a Reply

Back to top button