Bota

Foto dhe video që ta këpusin shpirtin…

Imazhe të tmerrshme të një ariu polar në Arktik janë bërë lajm këto ditët e fundit duke tërhequr edhe një herë vëmendjen për ngrohjen globale. Një video e viralizuar në rrjetet sociale tregon një ari të uritur që mezi ecën mbi tokën pa akull në ishullin Baffin, arktikun kanadez, duke kërkuar ushqim mes gurësh dhe plehrash. “Është një skenë që të këput shpirtin dhe akoma më përndjek, – u shpreh fotografi Paul Nicklen, i cili për vite ka treguar ndryshimet klimaterike që po ndikojnë mbi arinjtë në një publikim të tij në instagram. E di që duhet të tregojmë si të bukurën edhe dhimbjen, nëse duhet të thyejmë barrierat e apatisë. Kështu duket uria. Muskuj të atrofizuar, pa energji. Kjo është një vdekje e ngdaltë dhe e dhimbshme. Kur shkencëtarët thonë se arinjtë polarë do të zhduken brenda 100 viteve mendoj se popullata prej 25 000 arinjsh mund të vdesë në këtë mënyrë, – shtoi Nicklen. Ariu nuk kishte as moshën për të ngordhur. Gjendja e ariut ishte shumë e keqe, këmbë të atrofizuara që s’mund të riparoheshin. Ushqyerja është e vepër e paligjshme në Kanada. Fotografitë janë bërë në 5 dhjetor dhe janë shpërndarë nga National Geographic. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button