Teknologji

(FOTO) Më në fund: Ky është Galaxy S6

Screen Shot 2015-02-26 at 2.57.21 PMJanë shfaqur në internet pamjet e para të Galaxy S6 dhe Edge, pak ditë para se Samsung t’i prezantojë ata zyrtarisht në Kongresin Botëror të Telefonave, më 1 mars. Në foto duket shumë qartë dizajni i Galaxy S6. Pajisja e re do të ketë trup prej metali, ndërsa ana ballore dhe e pasme do të jenë të mbuluara me xham. Në fotot shihen qartë edhe kamerat e pajisjes, si në anën ballore ashtu edhe atë të pasme. Ngjitur me kamerën e pasme është edhe sensori i rrahjeve të zemrës.
Ndërsa në anësoret e telefonit shihet butoni për ndezjen e telefonit si dhe vendi për kartën SIM. Nëse këto imazhe janë të vërteta, atëherë mund të themi se Samsung Galaxy S6 do të ofrojë bateri të palëvizshme. Fotot janë publikuar nga një përdorues i forumit XDA. Ai sugjeron se ekrani i Galaxy S6 do të jetë 5.1 inç, dhe jo 5 inç siç është folur më parë. Janë shfaqur gjithashtu disa foto të versionit Dual Edge ngjitur me Galaxy S6. Këta dy telefona si duket do të kenë të njëjtën madhësi.

Screen Shot 2015-02-26 at 2.57.05 PM Screen Shot 2015-02-26 at 2.57.11 PM Screen Shot 2015-02-26 at 2.57.16 PM Screen Shot 2015-02-26 at 2.57.21 PM

 

Leave a Reply

Back to top button