Analiza

Foto pikëlluese. Çfarë do të thotë të jetosh me 1 dollar në ditë

Më shumë se një miliardë njerëz përreth globit – pothuajse një në gjashtë vetë – fitojnë vetëm një dollar në ditë. Kjo statistikë tronditëse është motivi i fushatës së Forgotten International për të hedhur dritë mbi nivelet pikëllues të pabarazisë në pasuri, që vërehen në shumë rajone të botës sot. Shoqata jofitimprurëse që punon për të zbutur varfërinë në botë ka krijuar një album me fotografi “Të jetosh me një dollar në ditë: Jetët dhe fytyrat e të varfërve të botës”, ku paraqiten njerëz që mezi mbijetojnë.

Një ekip udhëtoi në katër kontinente duke mbledhur me mijëra fotografi si dhe realizuar me qindra intervista për të kuptuar më mirë rrethanat dhe historitë e të varfërve. Autor i librit është Thomas A. Nazario, themelues dhe president i Forgotten International ndërsa fotografitë kanë autorësinë e gazetares fituese të Pulitzer, Renee C. Byer.

Më poshtë janë disa prej fotografive.

1

Alvaro Kalancha Quispe, 9 vjeç hap derën e vathës së gurtë ku mban alpacaset dhe lamat e familjes, me qëllim që të kullotin në faqen e kodrës gjatë ditës. Më pas niset për në shkollë, por duhet t’i mbledhë sërish në mbrëmje, në malin Akamani në një zonë të Bolivisë që quhet Caluyo, rreth një orë larg nga qyteti Qutapampa. Në këtë pjesë të botës, malet e Bolivisë, afro 13 mijë këmbë mbi nivelin e detit banorët jetojnë në shtëpi pa izolim, pa energji elektrike dhe pa shtretër. Uji u vjen nga përrenjtë që burojnë prej maleve të mbuluar me dëborë. Jetesën e nxjerrin prej kafshëve, pasi secila prej tyre prodhon 3 paundë lesh çdo vit, dhe çdo paund shitet për 18 bolivianos, ose afro 2.5 dollarë. Në total familja mund të fitojë rreth 200 dollarë në vit prej tufës që mbajnë. (Foto Renée C. Byer)

 2

Në Bukuresht, Rumani, disa prej të varfërve të qytetit zbresin zvarrë nëpër kanalizime apo tubacionet e ngrohjes, ku jetojnë dhe hanë nën dritën e qiriut pasi nuk ka energji elektrike. Në këtë foto, Hora Florin, 28 vjec, një viktimë e jetimoreve të ish diktatorit rumun Caushesku dhe një prej fëmijëve të brezit të humbur të Rumanisë, jeton në nëntokë ku ventilatori i ngrohjes e mban ngrohtë gjatë natës.

 3

4-vjeçarja Ana-Maria Tudor qëndron në dritën që lejon dera në Bukuresht, Rumani, duke shpresuar për një mrekulli, teksa familja e saj pritet të dëbohet nga e vetmja shtëpi që kanë patur ndonjëherë. I ati iu nënshtrua së fundmi një operacioni në mëlci që rezultoi në infeksion dhe e la të paaftë për të punuar. Dhoma ku jetojnë nuk ka as banjë dhe as ujë të rrjedhshëm.

 4

Në një qendër grumbullimi mbeturinash që vret pothuajse këdo që e prek, Fati, 8 vjec punon bashkë me fëmijë të tjerë duke mbledhur mbeturina të rrezikshme me shpresën që të gjejnë çdo gjë që munden, për t’i shitur më pas për disa qindarka, duke shpresuar të mbijetojnë. Ndërkohë që vendos në ekuilibër një kovë mbi kokë me metalin që ka gjetur, nga sytë i rrjedhin lotët që ia shkakton dhimbja prej malaries, një sëmundje nga e cila u prek disa vite më parë. Kjo është një punë që duhet ta bëjë për të mbijetuar.

 5

Një tjetër e vërtetë për të varfërit është fakti që fëmijët kudo në botë, kujdesen për të tjerë fëmijë. Këtu, Vishal Singh, 6 vjeç, kujdeset për një bebe ndërkohë që e ëma ndodhet larg në Kusum Pahari, në jug të Delhit, Indi. Kur Vishali nuk punon apo kujdeset për fëmijët e tjerë, ai shkon në një shkollë për fëmijë në lagjen e varfër Kusum Pahari. Shkolla është një ndërtesë pa tavan. Nuk ka energji elektrike, as banja dhe as libra. Për të mësuar, fëmijët dhe mësuesit këtu punojnë vetëm me shkumësa. Pagesa është 2 rupee në javë, por asnjë fëmijë nuk refuzohet për mungesë fondesh. Kur Vishali nuk punon, ai shkon në shkollë bashkë me afro 600 fëmijë të tjerë të këtij komuniteti të varfër.

 Cowboys, Farming, Nkwanta, Ghana

Fëmijët në të gjithë botën punojnë shpesh për të ndihmuar familjet e tyre. Në disa raste, ata heqin dorë nga shkolla për të bërë sa munden për të ndihmuar. Ninankor Gmafu, 6 vjeç e bërë qull prej shiut, punon për babanë e tij duke kullotur lopët në Ghanë. Ai ëndërron që një ditë të shkojë në shkollë, por me shumë gjasa nuk do të arrijë kurrë.

Leave a Reply

Back to top button