Teknologji

Fotografi rus përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës për të gjetur njerëzit që u bën foto në metro. Rezultatet janë të frikshme

“Fytyra juaj është Big Data” është një projekt i zgjuar por edhe shumë i frikshëm i fotografit rus, Egor Tsvetkov. Që të tregojë se sa e kollajtë është për njerëz që janë tërësisht të huaj për të mbledhur informacione mbi ju, Egor kaloi gjashtë javë duke bërë rreth 100 fotografi të njerëzve të zakonshëm në metro në Shën Petërsburg, përpara se të përdorte një aplikacion të njohjes së tipareve të fytyrës që quhet FindFace, për të zbuluar profilet e tyre në Internet.

Ai përdori programe open source për të skanuar 55 milionë e më shumë përdorues të VKontakte, rrjeti social më i madh në Rusi, dhe pavarësisht se disa nga fotografitë kanë shumë pak ngjashmëri me fotot e tyre online, Egor ishte në gjendje që të gjente rreth 70% të njerëzve që u kish bërë foto. “Projekti im është një ilustrim i qartë i të ardhmes që na pret, nëse vazhdojmë të nxjerrim aq shumë gjëra për veten tonë në Internet, sa bëjmë sot”, thotë ai. Në një epokë kur njerëzit po përdorin mediat sociale më shumë se kurrë, ndoshta është koha të fillojmë të mendojmë se sa shumë informacion duam të ndajmë vërtetë me botën. /www.bota.al

screen-shot-2016-12-13-at-10-57-06 screen-shot-2016-12-13-at-10-57-54 screen-shot-2016-12-13-at-10-57-48 screen-shot-2016-12-13-at-10-57-43 screen-shot-2016-12-13-at-10-57-39 screen-shot-2016-12-13-at-10-57-34 screen-shot-2016-12-13-at-10-57-29 screen-shot-2016-12-13-at-10-57-24 screen-shot-2016-12-13-at-10-57-19 screen-shot-2016-12-13-at-10-57-12

Leave a Reply

Back to top button