Teknologji

Wikipedia ka nevojë për një ushtri anti-vandalësh

Misioni i wikipedias është të ofrojë dije dhe informacion falas për këdo që zotëron të drejtën e hyrjes në internet. Megjithatë, kushdo që ka internet mund të rregjistrohet dhe të redaktojë faqet. Gjë që nëse keqpërdoret, rezulton në atë që klasifikohet si vandalizëm.  Ka njerëz që i shtrembërojnë faktet me keqdashje dhe askush nuk i kontrollon.

Ekziston një sistem mjaft i fuqishëm rregullimi, por problemete që hapin njerëzit, janë  të shumta në numër dhe është e pamundur për t’u përballuar.

Kjo është pjesa në të cilën hyjnë robotët. Me fjalë të tjera: programet kompjuterike. Robotët gjurmojnë çdo ndyshim të mundshëm që bëhet dhe kthejnë menjëherë  versionin e saktë, nëse një vandal vendos të bëjë pak rrëmujë. Rreth 1,941 robotë janë autorizuar që të kujdesen për afërsisht 38,818,162 faqe në wikipedia, të numëruara së fundmi.

Leave a Reply

Back to top button