Foto

FOTOGRAFIA që po trondit botën

Screen Shot 2016-08-18 at 11.44.54

Tmerri dhe tragjedia e luftës në Siri është kapur në një fotografi të vetme të një fëmije të plagosur.

Një djalë i vogël, 5 vjeç, i ulur në sediljen e një ambulance pas një sulmi ajror në qytezën e tij Alepo, i cili ende nuk di fatin e prindërve të tij.

I mbuluar nga pluhuri i rrënojave të asaj që ishte shtëpia e tij, njëra anë e fytyrës së Omran Daqneesh është e përfshirë nga gjaku.

Pamjet filmike tregojnë atë që prek gjakun e pluhurin në fytyrën e tij dhe më pas fillon të fshijë dorën tek sedilja.

Ai nuk qan, por pret në qetësi që skuadra e shpëtimit që shpëtoi atë të largohet për të shpëtuar edhe jetën e 4 fëmijëve të tjerë përpara se t’i dërgojnë ata në spital.

Fotot e këtij të mituri u bënë menjëherë virale mesnatën e të mërkurës, dhe njerëzit tmerrohen me atë që shohin në përditshmërinë e asaj që ndodh në botë.

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close