Shkence

Fotografitë e magjishme të super ajsbergut, të shkrepura në Antarktidë

NASA ka arritur më në fund ts tudiojë nga afër kolosin e akullit që në korrik u shkëput nga platforma e akullit Larsen C. Pamjet e para janë mbresëlënëse

Shkencëtarët e NASA-s kanë kapur afër fotot e para të A68, ajsbergu me sipërfaqe rreth 6,000 km, që mes 10 dhe 12 korrikut 2017 u shkëput nga platforma e Antarktidës Larsen C.

Në muajt e fundit, imazhet satelitore kanë dokumentuar thyerjen midis bllokut të akullit dhe platformës së akullit që shtrihet progresivisht deri në 160 km në gjatësi. Por vetëm në fund të tetorit ishte e mundur për të fotografuar këtë fenomen.

“Unë mbeta i tronditur, sepse ne fluturuam mbi ajsberg dhe kjo duket se është ende pjesë e platformës së akullit, duke parë sa është zgjeruar dhe kushtet e sipërfaqes së tij”, shpjegon Nathan Kurtz, një ekspert i NASA i cili shkrepi këto foto. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button