Foto

FOTOHISTORI / Murgu që digjet

Rubrika: Fotografitë më të rëndësishme të historisë
murguKjo fotografi tronditëse tregon Quang Duc, një murg që i vuri flakën vetes në një rrugë të tejmbushur të Saigonit në 1963. Ai vdiq pasi protestoi për persekutimin e budistëve nga qeveria e Vietnamit Jugor. Regjimi ua kish bërë shumë të vështirë jetën budistëve, duke i ndaluar të valëvisin flamurin e tyre tradicional apo të praktikojnë besimin dhe ushtrimet spiritualë. Kështu që budistët vendosën që duhej dërguar një mesazh.
Quang Duc doli nga një makinë jashtë ambasadës së Kamboxhias, i shoqëruar nga dy murgj të tjerë. Ai u ul qetësisht në një pozicion tradicionalisht meditues, ndërkohë që një tjetër murg e lagu me benzinë nga koka tek këmbët. Quang Duc as nuk lëvizi teksa murgu tjetër ndezi një fije shkrepëse dhe i vuri flakën. Kalimtarët mbetën të tronditur, por disa u ndalën dhe nisën të luten teksa murgu digjej i gjallë.
Protesta e tij nuk kaloi pa u vënë re. Pamjet zunë faqet e para të gazetave në të gjithë globin. Presidenti John F. Kennedy deklaroi: “Asnjë fotografi në historinë e njerëzimit nuk ka shkaktuar kaq shumë emocion përreth botës…”

Leave a Reply

Back to top button