Analiza

FOTOT/ Dhe ata paralajmëruan që treni kishte dridhje

Njëzet persona u vranë në incidentin më të rëndë në metronë e Moskës. Një treni nuk i mbajtën frenat dhe doli nga shinat. Më shumë se 150 persona u plagosën nga përplasja e tre vagonave. Një e treta e të plagosurve është në gjendje të rëndë. Në vendin e ngjarjes pati panik dhe kaos. Metroja e Moskës është një nga më të mëdhatë dhe më të sigurtat në botë. Por shefat e metrosë duket se kanë injoruar paralajmërimet e ardhura nga pasagjerët se kishte dridhje në tren. Një ekspert tha se metroja e Moskës nuk i përgjigjet dot numrit shumë të madh të pasagjerëve. Metroja e Moskës, me 194 stacione, është ndërtuar gjatë kohës së Stalinit dhe është metroja e katërt më e ngarkuar në botë. /TemA/

moska 8 moska 7 moska 6 moska 5 moska 4 moska 3 moska 2 moska 1

Leave a Reply

Back to top button